E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scheffer: Shqipëria e Kroacia do të zënë vendet e tyre

03/04/2009  Kreu i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut Jaap dee Hop Scheffer me rastin e samitit të 60-vjetorit të themelimit të NATO-s, në një shkrim të posaçëm me rastin e përvjetorit të NATO-s thekson se Shqipëria dhe Kroacia do të zënë vendet me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si anëtarët e 27 dhe 28 të familjes së NATO-s. Ai shkruan se gjatë samitit liderët e Aleancës do të miratojnë Deklaratën e Aleancës mbi Sigurinë, e cila jo vetëm do të afirmojë detyrën kryesore të NATO-s, por dhe do të përcaktojë në vija të përgjithshme se çfarë duhet të bëjë NATO-ja në të ardhmen”, - thotë ai. Scheffer thekson se “është e qartë se për 28 liderët e NATO-s do të ketë shumë punë për të bërë gjatë këtij takimi relativisht të shkurtër. Megjithatë, kjo nuk do t’i shkëpusë ata nga disa festime të rëndësishme”. Numri një i Aleancës mendon se siguria në mbarë globin është në themelin mbi të cilën ngrihet begatia. “Me të drejtë kriza globale ekonomike ka qenë për muaj të tërë lajm i faqeve të para. Shumë prej liderëve kanë ardhur në samitin e NATO-s për të folur mbi sigurinë. Por këtu nuk bëhet fjalë për ndryshim tërësor të tematikës. Përfytyroni se ç’mund të ndodhte me sistemin financiar ndërkombëtar, i brishtë siç është ai sot, sikur të bëhej një sulm tjetër terrorist”, - shkruan Scheffer. Ai thekson se këto janë shqetësime reale dhe se siguria nuk është një çështje fiktive, diçka pa të cilën mund të jetohet kur ka shtrëngesë parash. “Ashtu si ekonomia, sot më shumë se kurrë siguria mund të ndërtohet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit shumëkombësh. Kjo është arsyeja pse samiti i NATO-s është më shumë se një festë. Ai është një takim ku udhëheqësit e Aleancës duhet t’i kryejnë gjërat”, - mendon Scheffer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›