"Ora e Debatit": Vrasja e kreut të PDK-së në Malësinë e Madhe dhe zgjedhjet

Vrasja e kreut të Partisë Demokristiane në Malësinë e Madhe dhe zgjedhjet do jenë tema e emsionit "Ora e Debatit" të gazetarit Alfred Peza sot në orën 21:00. Gjuha e politikanëve dhe dhuna elektorale, ku po na çojnë në 28 qershor incidentet si dhe situata politike në Shkodër e gjithë Shqipërinë do jenë disa nga çëshjet që do trajtohen në këtë emision. Në "Ora e Debatit" zbardhen raportet e partive të mëdha me partitë e tjera në fushatë. Emisioni i gazetarit, Alfred Peza sjell në debat tre liderët e Polit të Lirisë, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Aleksandër Meksi. Krei PDK-së, Nard Ndoka rrëfen sot në "Ora e Debatit" raportet me kryetaren e Parlamentit dhe nënkryetaren e PD-së, Jozefina Topalli. Tre liderët e "Polit të Lirisë", do jenë përballë tre gazetarëve, zëvendësdrejtoreshës së Informacionit në Vizion+, Valbona Kurti, gazetarit Mentor Kikia dhe kryeredaktorit të lajmeve në Top Channel, Mentor Kikia. I ftuar në "Ora e Debatit" edhe kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa. Ju ftojmë të ndiqni live, sot në orën 21:00, emisionin "Ora e Debatit".