E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet/ Berisha, takime në Kashar, Laprakë e Durrës

Kryeministri Berisha është takuar me banorë të Kasharit, ku premtoi rritjen e investimeve në mandatin e dytë dhe shpalljen e Kasharit bashki.
Shefi i mazhorancës Berisha vijoi takimet elektorale në zonën e Fushës së Aviacionit ku deklaroi se do të nxjerrë nga skena politike kryetarin burracak të PS-së, siç e quajti ai, Edi Ramën. Berisha e akuzoi Ramën për abuzime me lejet e ndërtimit.
Nga Lapraka lideri i PD-së Berisha vuri theksin tek investimet e qeverisë së tij në katër vjet, dhe premtoi ndërtimin e banesave sociale për strehimin e 450 familjeve të pastreha të kësaj zone.
Kreu i qeverisë Berisha është takuar edhe me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Durrësit në ambjentet e një lokali të qytetit. Berisha i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të PD-së në këtë qark ka biseduar me të rinjtë, dhe ka theksuar se rinia e vendit është një ndër prioritetet e qeverisë së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›