E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ora e diktatorit” në librin e shpirtit të Edvinit

Asambleja e PS, e mbledhur pardje në mesditë, shfaqi njëfarë filmi që tregoi se ora me fytyrën e diktatorit qëndronte prej kohesh në duart e Edvinit. Leksioni i përgatitur ishte një soj fjalësh nga “arkiva e këshilltarit ushtarak të kohës së diktatorit” dhe u lexua rrjedhshëm nga Edvini.

çfarë prisnin të gjithë nga asambleja e PS? Kurajozë, kuptohet brenda karakterit të tyre. Por më tepër që t’i thërriste mendjes se prilli, muaji i heqjes së vizave, të ishte çuditërisht një mundësi më shumë për socialistët dhe opozitën e sotme, se ajo nuk është më në ballë të përpjekjeve për bllokimin e vizave... Mirëpo realiteti dhe fjalimi i kryetarit i përmbysi të gjitha parashikimet. Keqasi bile. Rrëzimi i tyre në humnerë përforcoi mendimin se qarqe të caktuara antishqiptare që kanë bllokuar si hackerat opozitën, janë në një mëndje me qarqet antishqiptare fqinje, që kërkojnë bllokimin e tyre.

çfarë do t’i sjellin Edvinit protestat? “Asgjë të re nga fronti i Perëndimit”. Qindra herë euro-parlamentarët kanë germëzuar fjalën “kapitull i mbyllur” për zgjedhjet. E shqyrtuar më mirë: Kohë e humbur. Ose më qartësisht: Të rendësh e të kërkosh një çështje të mbyllur nga gjykatat tregon se ky nuk është qëllim final, por prapa tij fshihen qëllime të tjera, që nuk i mbulojnë dot as furça e leksioneve të shokut Rama dhe as mendja fshatareske e kryetarit të asamblesë.

çfarë mesazhi kërkojnë nga ndërkombëtarët dhe nga kush? Mesazhet e tyre janë të zbardhur në të gjitha websitet e gazetave dhe TV shqiptare, por edhe kudo në botë. Që nga lindja deri në perëndim; nga kryeministra, parlamentarë e presidentë - zëri i tyre është bërë qindra herë publik. A ka ende shurdha në këtë botë që nuk i kanë dëgjuar a marrë për bazë? Dhe nëse pranohet ky opcion, ahere duhet shqyrtuar kjo mundësi?

Përse shpallet prilli muaji i protestave? Sa herë që në këtë vend nis të shpallet ndonjë haber i mbarë, do të gjendet si për çudi ndokush që ta shkelmojë që në lindje. Zëri i ndërkombëtarëve që Edi kërkon të dëgjohet është se në këtë muaj ka shumë gjasa që të përgatitet raporti për heqjen e vizave. Prandaj si për ta ndalur a stopuar këtë lajm, kryetari i PS dhe njeriu që vërtetë s’mban orën e diktatorit, por e ka atë të memorizuar në trurin e vet, shpall protestat. Afati i tyre - një muaj - aq kohë sa ndërkombëtarët bëjnë gati fletët për këtë vend. Guri s’prapthi ka qenë i njohur në historinë e këtij vendi. Mender analistët që shkruajnë nëpër faqe të majta i japin energjinë kryetarit rozë për protestat duke i futur në kokë gjithfarë gënjeshtrash të shpikura nga mendja e tyre. Vizat do të liberalizohen dhe në këtë mazhoranca bën përpjekje titanike, ndonëse opozita ngre kartonin kundër. Që nga koha e” mollës së papjekur” të Dokles, prapësitë dhe hedhje-gurët e kësaj opozite u kanë kushtuar shqiptarëve orë të humbura me vite nga fqinjët. Pikërisht këto orë që ata kanë shkaktuar me ndërgjegje të plotë kërkojnë tia faturojnë kësaj mazhorance nën mashtrimin e diellit dhe fjalëve patetike të liderit apo barcaletave të kurdisura nga detashmentet e së keqes që përmbi gjithshka kanë babëzinë dhe interesat personale.

Aksioni njëmujor i opozitës shpie ujë sikurse edhe të tjera herë në interesat e ca qarqeve që nuk duan liberalizim vizash. Kur të bjerë edhe “muri i fundit” i ambasadave, do të kuptohet nga të gjithë shqiptarët se çfarë na nxori aksioni njëmujor i opozitës për protesta në të gjithë vendin. Atëherë do të kuptohet se njeriu që si busull ka orën me fytyrën e diktatorit nuk kishte qëllim transparencën por hallin e vet, që s’kishte kush ta qante më. Se sa bajate po bëhet kjo opozitë, duket edhe në sytë e shqiptarëve, të cilëve çdo ditë po u neveriten fjalimet a grumbullimet për protesta, të njeriut të zhveshur nëpër plazhet nudiste.

Për epilog/Në Dukat mbante njëri orën me fytyrën e diktatorit. E thërrasin me marifet kur ngjiteshin për në fshat dhe i thonë: “na tridhjetë mijë lekë dhe na e jep orën”. Komunistit iu çelën sytë: “Doni Enverin? Tha. Na, ua jap pa para”. Jo, jo, thanë ata, e duam me para, aq sa bën ora”. E hoqi orën dhe ua dha. Ata e marrin dhe e vërvitin në ujëra, në një përrua të thellë, sa ora humbi. “Na mjaftoi 50 vjet nga kjo kohë për të mos mbajtur më orë”, thanë ata. Mundet që këtë orë ta ketë gjetur kryetari i selisë rozë, pasi kryetari i asamblesë e ka të shkruar në librin e shpirtit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›