E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, e përplas makina, vdes kalimtari

LAC-Një 36-vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Fushe Kruje-Lac. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Patokut kur automjeti tip benz me targa të huaja është përplasur me pjesët anësore prej betoni të një mbikalimi.
Për pasoja automjeti i drejtuar nga Flamur Haruku ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur një kalimtar.
Plagët e shkaktuara nga përplasja i kanë shkaktuar vdekjen 36-vjecarit Arben Nurka, ndësa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.
Sipas policisë paraprakisht nga hetimet në vendngjarje mendohet se shkak i aksidentit ka qënë tejkalimi i shpejtësisë së automjetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›