E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e minatorëve, sot takime me përfaqësuesit e METE-s

Minatorët e Bulqizës vijojnë sot ditën e katërt të protestës ndërkohë që pritet që sot ata të takohen edhe me përfaqësues të ministrisë së ekonomisë.
Një ditë më parë këshilltari i ministrit Nasip Naço, Ervis Mëhilli deklaroi se ministria po zhvillon kontrolle në lidhje me firmën ACR e cila zhvillon aktivitetin mineral në minierën e Bulqizës ndërsa shtoi se sot do të ketë edhe një takim me të gjitha palët ku do të informohet me kërkesat dhe pretendimet e tyre.
Ndërkohë minatorët e minierës së Bulqizës kërcënuan dje nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre brenda dy ditëve do të futeshin në grevë urie.
Minatorët e Bulqizës që prej ditës së hënë kanë nisur protestat duke kërkuar kushte më të mira pune, rritje rroge dhe ulje të moshës të daljes në pension.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›