Orban: Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE
07/07/2011 Memorandumi i kryeministrit hungarez Viktor Orban drejtuar vendeve të BE-së
“Debatet politike nuk e kanë rrezikuar funksionimin e demokracisë në Shqipëri”
Dy muaj para vendimit të Bashkimit Europian për dhënien ose jo të statusit të vendit kandidat, kryeministri Hungarez i ka bërë thirrje dje BE-së që Shqipërisë t’i jepet ky status, pasi në Shqipëri ka funksionuar më së miri demokracia, pavarësisht debateve politike mes partive. Kryeministri i Hungarisë, vendi i të cilit kishte kryesimin e radhës të BE-së në 6 muajt e parë të këtij viti, Viktor Orban, u ka dërguar një memorandum liderëve të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, me të cilin kërkon një riangazhim më të fuqishëm në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për situatën në vendet e rajonit, kryeministri hungarez është ndaluar edhe në situatën në vendin tonë. Orban ka theksuar se Shqipërisë deri në fund të vitit do të duhej t’i jepej statusi i vendit kandidat, sepse debatet e tashme politike nuk e kanë rrezikuar funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Ndërsa sa i përket shtetit më të ri të Ballkanit, Kosovës, kryeministri hungarez ka deklaruar se mbështet nisjen e dialogut për liberalizim të vizave me Kosovën. “Nuk mund të mbeten vrima të zeza në hartën e Evropës dhe për këtë kemi nevojë të forcojmë perspektivën evropiane të Kosovës. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është posaçërisht e vështirë, për arsyen se jo të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën. Por ne mund të bëjmë progres në këtë drejtim, siç është adoptimi i një udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”, - thuhet në deklaratën e kryeministrit hungarez. Në lidhje negociatat e ditëve të fundit mes Prishtinës dhe Beogradit Orban shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve. “Ne besojmë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të sjellë rezultate konkrete për qytetarët në një afat të shkurtër, por dhe të ndihmojë në realizimin e qëllimit të bashkëpunimit afatgjatë”, - thuhet në memorandumin që kryeministri i Hungarisë Viktor Orban u ka dërguar liderëve të vendeve të BE-së.
Kroacia
Kryeministri i Hungarisë posaçërisht ka përmendur suksesin që është arritur me Kroacinë, e cila tashmë ka përmbyllur negociatat e anëtarësimit dhe ka kërkuar një rifokusim në procesin e zgjerimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se është evidente se në Bashkimin Evropian nuk ka ndonjë vullnet të madh të zgjerimit të BE-së dhe se kjo duhet ndryshuar.
Zgjerimi i BE-së
“Suksesi i këtij procesi bart më vete edhe rëndësinë për stabilitetin afatgjatë në tërë rajonin”, - thekson kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Sipas kryeministrit të vendit që deri tani kishte kryesimin e radhës të BE-së, pozita gjeografike e vendeve të Ballkanit Perëndimor bën që integrimi i këtyre shteteve në BE të mos jetë vetëm një zgjerim i thjeshtë i Bashkimit Evropian, por më shumë kompletim i një pune të papërfunduar të ribashkimit të Evropës.