Fillon turneu ndërkombëtar
Të enjten do të fillojë turneu ndërkombëtar i basketbollit, “Turneu ndërkombëtar veror 2010”, ku përpos përfaqësueses së Kosovës, do të marrin pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria.
Ky turne do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, derisa ndeshjet do të zhvillohen gjatë tri ditëve, 29, 30 e 31 korrik. Përballja e parë do të jetë ajo në mes të ekipit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila do të zhvillohet të enjten mbrëma (sonte) nga ora 20.
Në ballafaqimin e dytë, të premten nga ora 17:15, të përzgjedhurit e Agim Kasapollit do t’i masin forcat me përfaqësuesen e Shqipërisë. Ndërkaq, loja e tretë do të zhvillohet të shtunën nga ora 20 ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kjo do të jetë sfida e parë e vërtetë për përzgjedhësit Kasapolli, pas ndeshjes që e pati zhvilluar përzgjedhja e përfaqësueses së Kosovës ndaj basketbollistëve të huaj që luajtën në klubet kosovare sezonin që shkoi.