E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oret e tensionit per voten e fundit ne kryeqytet

Minibashkia 10 aty ku nisin dhe mbyllen 17 oret konflikt

Ora shenon 2353 kur votuesi i fundit hedh fleten ne kuti. Rekord me vete i fundit qe votonte jo vetem ne Tirane por edhe ne rang vendi. Edhe pse ka qendruar me shume se kater ore ne pritje nuk tregon shenja te lodhjes madje nis te buzeqeshe kur shikon se drejt tij jane fokusuar kamerat dhe fotoreporteret guxon edhe te pozoje sikur te ishte kandidat.

Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor KZAZ nr. 54 qe administron njesine bashkiake 10 riktheu pamjet e tensionit te vitit 2007 kur u zgjodh pas shume rivotimesh dhe shortesh Gerti Bogdani i PD-se. Kalojne kater vjet dhe serish kjo KZAZ u kthye ne qender te konflikteve sherreve politike tensionit kercenimit madje me keq nga sa ishte parashikuar pertej cdo durimi njerezor. Te gjitha ndodhin ne syte e OSBE-se.

Votimet nisin ne oren 7 te mengjesit dhe mbyllen ne mesnate plot 17 ore periudhe gjate te ciles kane ndodhur pothuajse te gjitha deri ne mberritjen rreth ores 930 te darkes te forcave speciale ku disa mbanin veshur jeleke mbrojtes. Tensioni ka shoqeruar gjithe kohes pese qendrat e votimit te KZAZ 54 por me se shumti beteja per voten e fundit u perqendrua te Qendra e Votimit QV 1992.

Loja me votuesit

Te dhenat nga terreni tregojne se pese QV e minibashkise 10 te pozicionuara ne shkollen Avni Rustemi atu ku ishte edhe KZAZ 54 nuk kishin pasur incidente per tu shenuar pervecse ndonje nderprerje. Te QV-ja me numer 1992 nisin konfliktet e para per shkak se ne ora 19 kur duhet te mbyllej qendra kishin mbetur pa votuar edhe te pakten 400 persona nga 1330 gjithsej. Ketu nis odiseja e tensionit dhe perplasjes mes perfaqesuesve te PS dhe atyre te PD. Ledi Shamku deputete e PS-se kerkoi mbylljen e portes kryesore per te ndalur hyrjen e votuesve dhe lejimin per te votuar vetem atyre qe ishin ne radhe sikurse e parashikon rregullorja. Nga ana tjeter Gerti Bogdani deputet i PD-se ish-kryetar i minibashkise 10 ne Tirane kerkonte vijimin e votimeve pavaresisht orarit. Shamku akuzoi direkt Bogdanin si pergjegjes i portes ku hynin e dilnin votuesit. Rregullorja percakton se ne rast se ka ende votues pavaresisht orarit zyrtar te mbylljes perfaqesuesit e QV lajmerojne policine e cila nuk duhet te lejoje njeri te hyje ne ambientet e votimit kurse pjesa e mbetur ne radhe dorezon karten e identitetit dhe thirret per te votuar. Faktikisht kjo nuk ka ndodhur. Bogdani tregon per Shqip se te gjithe kane te drejte te votojne pavaresisht orarit zyrtar te mbylljes. Apeli i deputetit te PD-se per te vijuar votimet ka gjetur kundershtite nga ana e perfaqesuesve te PS-se. Deputetja e PS-se Shkreli dhe perfaqesues te opozites ne QV 1992 nderprene votimin. Ora shkon drejt 2000 dhe nervozizmi mes paleve behej me i madh. Ne shkollen 9-vjecare Avni Rustemi ku kryhej votimi dhe ku me pas do te behej numerimi prania e njerezve perreth ishte e shperndare ne grupe te shumta ndersa pritej mberritja e forcave te rendit. Komisioni nuk pranonte te niste punen edhe pse kishin kaluar me shume se 1 ore ndersa njerezit prisnin ne radhe. Lajmet vinin ne menyre te crregullt votuesit prisnin sinjalin nga qendra ndersa konfliktet ishin te vazhdueshme.

Perplasja Shamku-Bogdani

Ne mbeshtetje te deputetes se PS vjen edhe bashkeshorti Artan Shkreli i njohur ne fushen e ndertimit dhe me pas ne KZAZ mberrijne deputete te tjere si Namik dokle dhe Paulin Sterkaj. Ky i fundit kerkoi qetesimin e situates kurse Dokle nuk pranonte nisjen e votimit pasi sipas tij orari zyrtar ishte mbyllur dhe votuesit nuk duhet te ishin lene te hynin ne qender. Perpjekjet e Bogdanit per te bindur komisionin te niste punen ishin te kota. Nga ana tjeter Shamku kerkonte qe policia te ndalte fluksin. Kjo qe po ndodh eshte e padrejte. Ka nje orar zyrtar qe duhet respektuar. Duhet te votojne vetem ata qe ishin ne radhe dhe jo ata qe vijne enkas nga rruga edhe pse ora ka kaluar 20 e 30 minuta thote deputetja e PS-se. Ne mbeshtetje te Bogdanit vijne perfaqesues te larte te PD-se i pari zv/ministri i Transporteve Ernest Noka pastaj ministri i Teknologjise Genc Pollo dhe me pas keshilltari per mediat i ish-ministrit te Brendshem Lulzim Basha. Prania e tyre nuk zgjati shume dhe Bogdani e gjeti veten te shoqeruar vetem nga bashkeshortja e cila nuk e braktisi per asnje moment. Pavaresisht kesaj beteja e tij per ti futur njerezit ne qendren e votimit ishte vertet kembengulese qe me pas rezultoi pas shume negociatave me sukses. Votimi rifillon ne oren 2220 dhe mbyllet ne 2353.

ARD KOLA SHPRESA MEZINI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›