E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinosha: Shqiptarët nuk duhet të ikin nga Podgorica

Mali i Zi Kreu i Unionit Demokratik të Shqiptarëve

Podgorica nuk është vend prej të cilit duhet të ikin shqiptarët. Në garën për zgjedhje, edhe Podgorica duhet të jetë interes i shqiptarëve. Do ta shohim, nëse procesi aktual do ta kërkonte edhe këtë. Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) nuk do të qëndrojë anash, ka thënë kryetari i këtij subjekti politik nacional shqiptar, Ferhat Dinosha. Unioni Demokratik i Shqiptarëve është partia e vetme shqiptare që merr pjesë në qeverinë malazeze. Dinosha ka shtuar se UDSH ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për të garuar bashkërisht me Partinë Demokratike të Socialistëve (PDS) në zgjedhjet e 23 majit në Podgoricë. Ai ka theksuar se shpreson që gjërat po shkojnë në atë drejtim. Me siguri ky vendim do të merret javën e ardhshme.

Lideri i UDSH-së theksoi ditën e diel se, “nëse UDSH vendos për koalicion, sheh hapa të mëtejmë në përmirësimin e bashkëpunimit siç është realizimi i buxhetit të Komunës Urbane të Tuzit, si dhe kundrime që të ecet përpara në drejtim të krijimit të logjistikës për avancimin e komunës së plotë”. Dinosha shprehet po ashtu se nuk ka ndërmend që të hyjë në garë për Parlamentin e Komunës Urbane të Tuzit, për t’iu kundërvënë bllokut opozitar, ka raportuar “KosovaLive”. Por, karshi kësaj, zëdhënësi i Partisë Boshnjake, Sulo Mustafiç, tha ditën e hënë se jemi duke negociuar me UDSH-në dhe PDS-në për të dalë bashkërisht në zgjedhje për Ulqinin e Tuzin. Partitë politike shqiptare, me përjashtim të Forcës së Re Demokratike dhe Partisë së Prosperitetit Demokratik, thonë se do të dalin me listat e veta, por pesë të tjerat ende nuk kanë kumtuar asnjë koalicion, por as faktin se do të marrin pjesë në garën elektorale për Kuvendin e Podgoricës, apo mënyrën e pjesëmarrjes në Tuz e Ulqin, me lista të veçanta apo në koalicion.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›