Në seancën e mbasdites të Konferencës Ndërkombëtare "Qeveritë elektronike për zhvillim" që zhvillohet në Palermo të Italisë, organizuar nga Qeveria Italiane dhe OKB, në prani të Krye
Në seancën e mbasdites të Konferencës Ndërkombëtare "Qeveritë elektronike për zhvillim" që zhvillohet në Palermo të Italisë, organizuar nga Qeveria Italiane dhe OKB, në prani të Kryeministrit Italian, Berluskoni dhe të përfaqësuesve të 91 vendeve të botës, e mori fjalën edhe Kryeministri Shqiptar, Pandeli Majko.
Ai tha :
I nderuar zoti President
Të nderuar zonja dhe zotërinj
Të nderuar të pranishëm
Kam ardhur sot këtu për të konstatuar së bashku me Ju një moment të veçantë në rrugën tonë të përbashkët drejt prosperitetit dhe përparimit.
Unë jam sot këtu për të përfaqësuar Shqipërinë, këtë vend që ndodhet jo larg që këtu. Për vite me rradhë kjo distancë e vogël na bënte të ndiheshim keq. Ishim kaq pranë dhe kaq larg. Ndërsa pikërisht sot, pas një 10-vjeçari të mbushur me ndryshime të mëdha që karakterizuan të gjitha fushat e jetës, ne kemi ardhur për të qenë dëshmitarë të zhvillimit dhe njëkohësisht përçues të tij.
Për këtë arsye, më lejoni të falenderoj organizatorët e kësaj konference për nismën e tyre për të mbledhur këtu në Palermo personalitete të larta të botës për të diskutuar për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit dhe për të mirat e tij.
Të nderuar zotërinj
Revolucioni ne Teknologjine e Informacionit, aq i dukshëm në vendet e zhvilluara ka patur një impakt të madh tek ne. Vërshimi i informacionit dhe komunikimit përtej kufijve ka shkurtuar distancat ndërmjet nesh, ka ofruar me shumë vende dhe qytetarët tanë. Keto vite te te jashtezakonshme zhvillim kane rritur standartin e jeteses te nje numri per here e me te madh qytetaresh. Kjo ka rritur ndjeshëm kërkesat dhe shpresat e shoqërisë tonë.
Ndaj prej kohësh qeveria shqiptare duke kuptuar rëndësinë e këtij procesi dhe e ka shndërruar atë një prioritet të prioriteteve.
Ne jemi të ndërgjegjshëm që zhvillimi i ICT–së çon në zhvillim të përgjithshëm, çon ne qeverisje efikase në çdo nivel dhe një jetë të denjë për qytetarët shqiptarë.
Po punohet për të ndryshuar realitetetin tonë sipas erës së re të zhvillimit. Me mbështetjen e vendeve të ndryshme të BE-së, pas hartimit të një studimi, vlerësimi për gjendjen e teknologjisë së informacionit në vend, por sidomos në administrate civile tashmë po krijojmë kuadrit ligjor një përdorim sa më efikas të avantazheve të teknologjisë së informacionit. Ne jemi padyshim në hapat e para dhe arritjet tona jane modeste, por mendoj se jemi në një rrugë të drejtë.
Shqiperia synon ne zhvillimin e shoqerise se informacionit perfshire dhe bashkepunimi ne fushen e infrastrukturen e komunikimit elektronik
Po punohet ne:
Zhvillimin e struktures legjislative ne fushen e telekomunikacionit
Liberalizimit progresiv te sektorit
Promovimi i nje ambjenti te pershtateshem per modernizimin e rrjetit te telekomunikacionit ne Shqiperi dhe integrimin e tij ne rrjetin Europian dhe Boteror
Persa i përket anës teknike sot për sot në institucionet shqiptare janë vendosur rrjete lokale, si dhe po punohet për të krijohet një rrjet të institucioneve tona qendrore. Keto përbëjnë hapat e para mundesuar perdorimin e teknologjive të reja te informacionit dhe të komunikimit. Perfitoj nga rasti ketu te falenderoj Qeverine Italiane për ndihmën e madhe të dhënë në këtë drejtim me financimin dhe zbatimin e projekteve pilot ne kete drejtim.
Po punohet gjithashtu në një nga momentet më të rëndësishme për ekonominë e një vendi, pra sistemi bankar të dixhitalizohet dhe të vërë në përdorim mjetet e avancuara të teknologjise per ta bere kete sherbim me efikas dhe me te besueshtem per qytetarin.
Ne jemi perpjekur te implementojme teknologjite e reja ne te gjithe administraten publike. Perkrahje ka patur dhe jane realizuar dhe jane ne proces dhe planifikuar per te ardhmen ne Sistemin Gjyqesor, Dogana, tatime, Sistemin Arsimor, transport, etj.
Në këtë kuadër iniciativa e z. Berluskoni konçidon me një etapë të re të zhvillimit të reformave në Shqipëri dhe kjo shërben si një ngjitje e fuqishme për mbështetjen dhe çuarjen përpara të tyre, duke siguruar përfitime të prekshme afatgjata për Shqipërinë dhe popullin e saj.
Me lejoni tju falenderoj per iniciativen qe keni ndermarre Ju dhe Qeveria juaj z.Berluskoni per te asistuar dhe bashkepunuar me Shtetin Shqiptar per ndertimin e nje Qeverie Dixhitale per Zhvillim. Ne, realisht e vleresojme shume kete.
eGovernment, duke qene nje nga prioritetet me te larta te G8 dhe te Qeverise Suaj njekohesisht, mund te behet shpejt realitet. Kjo edhe ne saje te lidershipit dhe pergjegjesive qe Ju dhe Qeveria Juaj keni ndermarre per zbatimin e te gjitha iniciativave ne lidhje me eGovernment per zhvillim, ne kuadrin e "Genoa Action Plan"
Me lejoni gjithashtu t'ju falenderoj per propozimin e bere nga Ministria Juaj e Inovacionit dhe Teknologjise dhe tju siguroj se do te bejme me te miren per te permbushur detyrimet tona qe rrjedhin nga ky bashkepunim. Do sigurojme qe te kemi te gjitha strukturat organizative, pasurite njerezore dhe financiare per te bere te mundur pjsemarrjen ne program, qe te kontribuojme ne ndertimin e nje modeli te eGovernment, te identifikojme dhe zbatojme projektet pilot.
I nderuar zoti President
Të nderuar zonja dhe zotërinj
Të nderuar të pranishëm
Qysh se filluan ndryshimet tek ne para diçka më shumë se 10 vjet, ne po punojmë me objektiva të përcaktuara qartë, ku thelbi është padyshim integrimi në Europë. Drejt realizimit të këtij synimi na është dashur dhe po vazhdojmë të ndryshojmë në të gjitha drejtimet.
Në këtë kuadër zhvillimin e ICT-së në Shqipëri e konsiderojmë jo më tepër një ndryshim të rradhës, por si një mjet për të realizuar shpejt dhe me efikasitet ato.
Jam sot këtu sikurse e thashë në fillim nga një vend që ndodhet shumë pranë. Le t'i shkurtojmë me largpamësinë dhe vullnetin tonë distancat që na ndajnë. Kjo duhet të jetë sfida jonë e përbashkët.
Faleminderit