E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Riga te Letonise, u mblodh ne datat 5 dhe 6 korrik 2002, me iniciativen e kryeministrit letones Andris Berzins, nje takim i nivelit te larte i kryetareve te shteteve dhe qeverive te vendeve te Grup

Ne Riga te Letonise, u mblodh ne datat 5 dhe 6 korrik 2002, me iniciativen e kryeministrit letones Andris Berzins, nje takim i nivelit te larte i kryetareve te shteteve dhe qeverive te vendeve te Grupit te Vilniusit, vendeve aspirante per anetaresim ne NATO.
Nje delegacion i nivelit te larte i kryesuar nga kryeministri Pandeli Majko, ku merrnin pjese gjithashtu ministrja e Puneve te Jashtme Arta Dade, kryetari i Komisionit Special parlamentar per integrimin Fatmir Mehdiu, kryetari I Komisionit Parlamentar te Mbrojtjes Dashamir Shehi etj, mori pjese ne punimet e Samitit.
Sot, ne diten e dyte te Samitit te Riges, e mori fjalen edhe kryeministri i Shqiperise Pandeli Majko. Ne fjalen e tij ai dha nje pasqyre te hapave te bere nga Shqiperia gjate tre muajve te fundit, qysh prej samitit te fundit te mbajtur ne Bukuresht, persa i perket permbushjes se kushteve per integrimin e Shqiperise ne organizaten e Alenaces se Atlantikut Verior. Ai ritheksoi se keto hapa te kryer permes vendimeve te qeverise dhe ligjeve te miratuara nga Parlamenti shqiptar Shqiperia eshte e vendosur t'i vazhdoje me kembengulje edhe ne te ardhmen. Persa i perket integrimit te vendit tone ne institutet europiane dhe euroatlantike, i gjithe spektri yne politik ka kohe qe e ka dhene konsensusin e vet, tha nder te tjera kryeministri Majko.
Samiti i Riges mbahet vetem disa muaj para Samitit te Prages, ku do te realizohet perzgjedhja e antareve te rinj te NATO-s. Shqiperia eshte nje nga 9 kandidatet kryesore per kete anetaresim, ndersa perzgjedhja e anetareve te rinj do te behet ne muajt qe vijne.
Ne Samitin e Riges, moren pjese personalitete te rendesishem nga jeta nderkombetare politike e vendeve kandidate si dhe nga strukturat e NATO-s. Ne te mori pjese edhe nje grup senatoresh te senatit Amerikan me ne krye liderin e Partise Republikane Trent Lott, si dhe perfaqesues te tjere te rendesishem te diplomacise nderkombetare. Presidenti amerikan Xhorxh Bush, kryeministri britanik Toni Bler, presidenti Cek Vacllav Havel, iu drejtuan me mesazhe te regjistruara televizive Samitit.
Gjate qendrimit ne Riga, kryeministri Pandeli Majko, i shoqeruar nga ministrja e Puneve te Jashtme Arta Dade, paten nje numer takimesh dypaleshe me personalitete te larta te pranishem ne Samit. Ne takimin me senatoret amerikane, u theksua roli i rendesishem qe luan Shqiperia ne stabilitetin e rajonit ballkanik, si dhe u nenvizua vullneti i plote i Qeverise Shqiptare per te vazhduar ndjekjen e hapave drejt anetaresimit te shpejte ne NATO.
Ne takimin me kryetarin e komisionit te jashtem te parlamentit Italian Gustavo Selva, u shqyrtuan marredheniet dyapleshe italo-shqiptare. Kryeministri Majko falenderoi senatorin Selva per ndihmen qe Italia ka dhene ne proceset integruese te Shqiperise. Nje tjeter takim, Majko dhe Dade zhvilluan me perfaqesuesin amerikan ne NATO, Nicholas Burns.
Kryeministri Majko pati gjithashtu takime dhe kontakte me pjesen me te madhe te homologeve te tij te pranishem ne Samitin e Riges.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›