E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruceloza eshte nje semundje infektive qe kalon nga kafsha te njeriu. Ne vendin tone para shume viteve kjo semundje ka qene kryesisht e perqendruar ne zonen Jugore ne Sarande Delvine, Gjirokaster.

Bruceloza eshte nje semundje infektive qe kalon nga kafsha te njeriu. Ne vendin tone para shume viteve kjo semundje ka qene kryesisht e perqendruar ne zonen Jugore ne Sarande Delvine, Gjirokaster.

Pas ndryshimeve social- ekonomike te vendit me krijimin e pronesise private dhe hapjen e kufijve gje qe solli dhe importimin e rasteve me infeksion nga shtetet fqinje Greqi, Maqedoni, rastet me bruceloze u shfaqen dhe ne Korce e Bilisht.

Per permiresimin e situates dhe ulje te rasteve te kesaj semundjeje dhe te gjithe zonozave ne pergjithesi, Ministria e Shendetsise ne bashkepunim me Ministrine e Bujqesise kane vene ne zbatim Udhezimin e perbashket te te dy ministrave per Survejance e Zonozave. Gjithashtu po ne saje te bashkepunimit te ndersjellte behet sinjalizimi i vartave dhe merren masat si ne nivel lokal ashtu edhe kombetar. Te gjitha rastet me infeksion çohen ne ISHP dhe behet dhe analizimi i tyre.

Ne vitet e fundit si pasoje e gjurmimit te rasteve dhe vaksinimit me te gjere te zbatuar nga Ministria e Bujqesise ka nje tendence ne pakesimin e rasteve si dhe nje situate te qendrueshme dhe pa shperthime (pa u zgjeruar ne rrethe te tjera).

Nje kujdes me i madh duhet te tregohet si per vaksinimin e gjese se gjalle, marrjen e masave higjenike si dhe venien ne kontroll te blektorise apo tregetimin e produkteve blektorale.

Sipas njoftimeve te fundit qe kemi nga sherbimi infektiv i spitalit Omer Nishani ne gjirokaster ka patur nje rast me Anthrax coutan artebrachi dextra pas therjes se nje dhie 10 dite perparas shtrimit te pacientit ne spital.

Jane marre te gjitha masat epidemiologjike . Brucelozat qe shtrohen ne infektivin e ketij spitali vijne nga rretht Delvine, Tepelene e Gjirokaster.afersisht per kete vit ka patur 65 raste si total ne ecurine eketyre 10 vjetve te fundit. Gjithashtu nuk behte fjale per shtim rastesh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›