E Diel, 1 Nëntor 2026

-Deklaron zedhenesi i ministrise se Financave- Marredheniet e e Qeverisë Shqiptare me FMN e Banken Boterore jane te shkelqyeshme. Komunikimi profesional e korrektësi dhe plotsimi i te gjithe ele

-Deklaron zedhenesi i ministrise se Financave-

Marredheniet e e Qeverisë Shqiptare me FMN e Banken Boterore jane te shkelqyeshme. Komunikimi profesional e korrektësi dhe plotsimi i te gjithe elementeve te planit te veprimit sidomos gjate ketyre kater muajve te fundit nga qeveria shqiptare dhe kuvendi percaktuan vendimarrjet e bordeve të ketyre dy institucioneve te rendesishme nderkombetare per miratimin e dokumentave të rëndesishëm më kohëzgjatje tre vjecare: Memorandumin me FMN dhe Asistencën për Strategjinë e vendit me Banken Botetore. Gjithashtu janë miratuar kater kredi te Bankes Botetore ne mbeshtetje te sektorit te energjisë, të strategjisë kombetare të zhvillimit social ekonomik, te reformes në sektorin financiar dhe të sektorit të infrastrukturës rrugore dhe bordet e IFC dhe BERZH kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në privatizimin e Bankës së Kursimeve dhe të INSIG. Duhet të sqaruar për opinionin publik se keto në Asistencën per Strategjinë e vendit në vitin 2004 janë parashikuar 20 milion USD për rrugën Durrës_Kukës ndërkohë që në lëtërkëmbimet me FMN është mbështetur projekti i ndërtimit të kësaj rruge dhe është përshëdnetur qeveria për "tranpraencën dhe veprimet e hapura" lidhur me opsionet për financimin e saj.

Negociatat me FMN e Bankën Botërore janë zhvilluar në një frymë të plotë mirëkuptimi konceptual dhe profesional për të gjithë çështjet e rëndësishme duke arritur në dokumenta të firmosur më konsensus të plotë si për politikat fiskale e monetare, të menaxhimit të deficitit të brëndshëm e të jashtem, për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, të axhustimit e ballancimit të bushetit, të reformave ne fushën bankare dhe të sigurimeve, e tjere.

Qeveria shqiptare në javën e ardhshme do të prese në Tiranë misionet e FMN të drejtuar nga Z. Samiei dhe Zëvëndës Presidentin e Bankës Botërore zotin Lin të shoqëruar nga zoti Portman më të cilët do të vazhdohet të diskutohet me të njëjtin vullnet politik e profesionalizëm për implementimin e këtyre dokumentave të rëndësishëm dhe përshpëjtimin e projekteve të rëndësishëm. Në leterkëmbimet permanente me këto dy institucione të rëndësishme evindentohet komunikimi i vazhdueshëm e korrekt dhe mbështjetja për qeverinë e maxhorancës aktuale ne funksion të realizimit të objektivave të përcaktuar në dokumentat themelore.
Tendencat e diteve te fundit të shfaqura në media për te paraqitur si problematike marrëdheniet me FMN, BB apo deri NATO e BE nuk perputhen aspak me klimën dhe imazhin e politikes shqiptare si rezultat i veprimeve të kohëve të fundit për vendosjen e veprimeve politike në tavolinat e bisedimeve dhe te vendimarrjeve institucionale

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›