E Diel, 1 Nëntor 2026

Pahor: Të bëhet çdo gjë për suksesin e samitit ballkanik

Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, është nisur sot për në Bruksel, në përpjekje për ta shpëtuar samitin BE-Ballkani, që mbahet këtë fundjavë, por që është vënë në paqartësi për shkak të mospajtimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
"Do të bëj çdo gjë të domosdoshme për suksesin e konferencës", u tha gazetarëve Borut Pahor, para udhëtimit të tij për në Bruksel për ta takuar presidentin e BE-së, Herman Van Rompi.
Zoti Pahor e ka konfirmuar takimin e tij të mbrëmshëm me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, në Beograd, për këtë çështje, dhe ka paralajmëruar se ndoshta do t'i vizitoj edhe vendet e tjera ballkanike për t'i bindur ato, që të marrin pjesë në samitin e organizuar nga Sllovenia dhe Kroacia.
Ai pranoi se "kemi të bëjmë me një vëllim të madh të problemeve, të cilat deri tash nuk ia doli t'i zgjidhë askush".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›