E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizimi i provimit të aplikantëve për pajisjen e tyre me Dëshmi apo Certifikatë të Aftësisë Profesionale.



Provimi në përgjithësi
1. Aplikantët merren në provim, pasi të jenë pajisur me autorizim të vlefshëm nga Drejtoritë Rajonale përkatëse.
2. Ata kanë të drejtë të paraqiten në prova deri në tre herë, brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit.
3. Nga një provim me rezultat negativ në një provim pasardhës, duhet të kalojë një muaj.
4. Aplikantët që paraqiten në provim, evidentohen pa fshirje dhe korrigjime në regjistrin e protokollit të marrjes në prova, nga ana e komisionit përkatës.
Për mësuesit e teorisë së autoshkollave
Për pajisjen e aplikantëve me autorizim, për mësues teorie, depozitohen këto dokumente:
1. Kërkesë me shkrim;
2. Fotokopje diplome (inxhinier mekanik, ne kushtet e nenit 121 te Kodit Rrugor) te legalizuar nga noteri;
3. Certifikatë lindje me fotografi (me të drejtë rikthimi);
4. Dy copë fotografi me ngjyra me përmasa 3.5 x 4.2 cm, njëra nga të cilat, nga pas të ketë emrin dhe mbiemrin e aplikantit;
5. Mandat arkëtimin e pajisjes me autorizim.
Për instruktorët e praktikës në autoshkolla
Për instruktorët e praktikës, depozitohen këto dokumente:
1. Kërkesë me shkrim;
2. Dokumenti i arsimit të mesëm (fotokopje e legalizuar nga noteri);
3. Certifikatë lindje me fotografi (me të drejtë rikthimi) mosha nga 30-60 vjeç;
4. Dy copë fotografi me ngjyra me përmasa 3.5 x 4.2 cm, njëra nga të cilat, nga pas të ketë emrin e mbiemrin e aplikantit;
5. Mandat arkëtimin e pajisjes me autorizim.
Komisioni i testimit
1. Aplikantët që dëshirojnë të pajisen me Dëshminë e Aftësisë Profesionale, për mësues teorie dhe instruktor praktike në autoshkolla, merren në provim nga një komision prej 3 (tre) vetësh, me profil inxhinier mekanik, specialistë transporti i përcaktuar nga DPShTRr-ja. Testimi organizohet çdo muaj në Qendrën e Trajnimit Profesionale në Durrës në orën 10.00, të enjten dhe të premten e javës së fundit të çdo muaji, për aplikantët nën juridiksionin e Drejtorive Rajonale: Tiranë, Durrës, Dibër, Kukës, Laç dhe Shkodër, ndërsa të premten e fundit, për aplikantët nën juridiksionin e Drejtorive Rajonale: Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat dhe Fier.

Vlerësimi i Testimit

1. Aplikantët shpallen fitues kur:

a) mësuesit e teorisë, grumbullojnë jo më pak se 54 pikë, nga 60 pikë që ka testi i cili ka 60 pyetje.

b) instruktorët e praktikës, grumbullojnë jo më pak se 26 pikë, nga 30 pikë që ka testi, i cili ka 30 pyetje, si dhe kur zbatojnë me korrektesë, pa asnjë gabim, elementët e testit praktik, të përcaktuar në autorizimin përkatës.
2. Testet hartohen nga DPShTRr-ja (Drejtoria e Kualifikimit dhe Testimit).
3. Për çdo aplikant që merret në testim, komisioni bën shënimet përkatëse (fiton ose nuk fiton), në formularin e testit, të autorizimit dhe librit të protokollit, dhe i nënshkruajnë ato.
Pajisja e qytetarëve me Certifikatën e Trajnimit të ADR-së, për transportin e mallrave të rrezikshme (Për të gjithë ata qytetarë që transportojnë mallra të rrezikshme) bazuar në marrëveshjen e ADR-së nënshkruar me 26 shkurt 2005.
Dokumentet që i nevojiten aplikantit për t’u pajisur me këtë Certifikatë janë si më poshtë:
Kërkesë me shkrim
·Certifikatë lindje me fotografi
·Certifikatë mjekësore, të lëshuar jo më përpara se 3 (tre) muaj nga data e depozitimit të kërkesës, (jo për ato që e kanë marrë lejen e drejtimit, që nuk kanë mbushur afatin 2 (vjeçar), nga data e lëshimit të saj).
Fotokopje të lejes së drejtimit, e marrë të paktën prej 3(vjetësh)
·2 (dy) copë fotografi me ngjyra me përmasa 3.5x4.2 cm, njëra nga të cilat, nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër e mbiemër)
·Mandat arkëtimin e pajisjes me autorizim (500 lekë), pagesa kryhet pranë drejtorisë rajonale
·Tarifa e trajnimit për kursin e ADR-së është 400 lekë ora e mësimit, pagesa kryhet pranë drejtorisë rajonale
Kur aplikanti rezulton jo fitues herën e parë, aplikanti duhet të paraqitet në provim për herë të dytë me një mandat të ri, pagesa e të cilit kushton 600 lekë.

Aplikanti për Certifikatë Trajnimi të ADR-së ku përfshihet kursi bazë dhe kursi special, shpallet fitues kur grumbullon të paktën 24 pikë nga 30 pikë të mundshme.
Kur aplikanti rezulton fitues ai pajiset me Dëshmi të Aftësisë Profesionale, mandat pagesa 3600 lekë, pagesë kjo e kryer pranë drejtorisë rajonale.
Është krijuar grupi i punës për hartimin e një programi të ri bashkëkohor për testet që iu nevojiten kandidatëve për t’u pajisur me leje drejtimi të të gjitha kategorive.

boc
Për të gjitha mjetet rrugore të përcaktuara në piken 1, shkronja “E” deri në shkronjën “I” të nenit 47, të Kodit Rrugor, kontrolli teknik vjetor (ktv) i detyrueshëm një herë në vit. Për mjetet e reja, Kontrolli teknik vjetor (ktv) i detyrueshëm bëhet fillimisht pas dy vjetësh nga data e regjistrimit të tij të parë dhe më pas çdo vit. Kontrolli teknik periodik i detyrueshëm kryhet çdo 6 muaj pas kryerjes se kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm dhe zbatohet vetëm për mjete rrugore si më poshtë:
Taksitë, mjetet rrugore që përdoren nga autoshkolla për qëllime mësimore, autoambulancat, autoveturat me 8+1 vende, duke përfshirë dhe vendin e drejtuesit të mjetit, autobuzë (automjetet me mbi 8+1 vende, duke përfshirë dhe vendin e drejtuesit të mjetit), mjetet rrugore për transportin e mallrave të rrezikshme dhe rimorkiot e tyre.
*Mjetet për të kryer kontrollin teknik të jenë të lara, pa ngarkesë, pa persona shoqërues. Mjeti duhet t’i bëhet një kontroll paraprak nga vetëdrejtuesi i mjetit për të konstatuar të meta e difekte dhe t’i eliminojë ato para pranimit në Q.K.T.
Me hyrjen në Q.K.T. drejtuesi i mjetit drejtohet për në sektorin e taksave për të bërë pagesën e taksës vjetore të regjistrimit, dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor që për mjete të ndryshme ka vlera të ndryshme si në pasqyrën bashkangjitur.

7 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›