E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari rrëmbeu dhe përdhunoi 21-vjeçaren emigrante



BRESHIA - Një shqiptar me inicialet T. E., 21 vjeç, ka marrë peng për 24 orë një vajzë, po shqiptare, me inicialet V. A., 21 vjeçe. Gjatë kësaj kohe ai e ka përdhunuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Breshia. Shqiptari mësohet se e ka detyruar vajzën që të hipë me forcë në makinë për të folur mbi të kaluarën e tyre. Më pas ai e ka çuar vajzën në një zonë të veçuar, ku e ka lidhur dhe përdhunuar disa herë gjatë 24 orëve. Pasi është liruar, vajza ka bërë denoncim dhe 21-vjeçari shqiptar është vënë në pranga nga karabinierët. Policia ka zbardhur të gjithë ngjarjen. Siç është bërë e ditur, shqiptari e ka çuar vajzën në një zonë të izoluar dhe e ka lidhur për kyçesh me tel energjie, duke i rrëmbyer dhe celularin. Gjatë kësaj kohe ai e ka përdhunuar disa herë. Gjithashtu ajo është dhunuar dhe fizikisht me sende të ndryshme. Vetëm në orën 21:30 të ditës së nesërme, 21-vjeçari me inicialet T. E. ka vendosur që ta lirojë atë, duke e kërcënuar me vdekje nëse do të tregonte se çfarë kishte ndodhur. Pas disa ditësh (ngjarja ka ndodhur më 30 maj), e reja, e shoqëruar dhe nga prindërit, ka shkuar në polici dhe ka treguar çfarë i kishte ndodhur. Uniformat blu, me të marrë denoncimin, kanë vënë në pranga menjëherë të akuzuarin, i cili është kapur në ofiçinën ku punonte dhe është dërguar në qeli. Ai ndodhet në pritje të masës së gjykatës. Emigranti jetonte në provincën e Bergamos dhe gjatë arrestimit i janë kapur dhe telat elektrikë të njëjtë me ato që kishte lidhur vajzën shqiptare.

7 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›