E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin kazanin e rakisë, tre të arrestuar në Korçë



KORÇË - Tre të rinj janë vënë në pranga për vjedhjen e një kazani rakie. Kanë qenë burimet zyrtare nga Policia e Korçës që kanë bërë të ditur se tre persona e arrestuar dyshohet se kanë hyrë në banesën e një shtetasi të zonës dhe i kanë vjedhur atij kazanin e rakisë. “Në datën 4 qershor 2010 është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Denis Sulejmani 19 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet Xh. S., të dy banues në Korçë. Arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit të qytetarit me inicialet A. L. se në banesën e tij ishin marrë rreth 5 metra fije kabllo elektrik dhe një motor pompë që shërbente për thithjen e ujit. Gjithashtu në pranga është vënë dhe Dorjan Agolli, 19 vjeç, banues në Lagjen Nr. 15, Korçë. Burimet zyrtare të policisë thanë se arrestimi i personave të lartpërmendur është bërë pasi janë të dyshuar për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”, pasi këta mendohet të jenë autorët e vjedhjes së kryer në banesën e qytetarit M. Spahiu ku kanë përvetësuar një kazan rakie. Kjo ngjarje ka ndodhur më 25 maj të këtij vit.

Shqiptari me dy nipër, në burg për trafik droge

ROMË - Tre emigrantë shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane me akuzën e trafikut të drogës pasi u kapën me gjysmë kilogrami kokainë. Sipas policisë, shtetasit Ahmet Boshnjaku, 44 vjeç dhe nipërit e tij, Rigert Boshnjaku dhe Drilon Boshnjaku, u arrestuan nga agjentët e Antidrogës ndërsa po mbanin me vete 500 gramë kokainë të gatshme për shpërndarje. Tre të arrestuarit kanë dalë para gjykatës për vlerësimin e arrestit dhe më pas janë dërguar në qeli pasi gjykata konfirmoi implikimin e tyre në trafikimin dhe shpërndarjen e drogës.

7 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›