Orgji "naziste" për Maks Moslin
Shefi i Formula 1, Maks Mosli, është një sado-mazokist. Zbulimin tronditës e ka bërë gazeta angleze, "News of the World", e cila ka treguar "lojërat e rrezikshme" të presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Një video 5-orëshe, në të cilën Mosli luan rolin e një komandanti nazist me pesë prostituta, të cilat mbanin veshur tuta me vija të bardha dhe të zeza, që të kujtojnë veshjet e përdorura në kampet e përqendrimit. Kreu i FIA-s argëtohet duke u dhënë urdhra të çdo lloji pesë vajzave dhe i torturon në mënyra të ndryshme. Nga imazhet është lehtësisht e dallueshme që Mosli numëron në gjermanisht ("Eins, Zwei, Drei, Vier, Funf, Sechs"), godet me kamxhik në të ndenjura njërën prej vajzave, ndërsa katër të tjerat vëzhgojnë skenën e turpshme në heshtje të plotë. Multimiliarderi i është nënshtruar edhe një trajtimi mazokist, ku një prej prostitutave, e veshur si ushtarake, i kontrollon gjenitalet dhe flokët për parazitë (ashtu sikurse bënin ushtarët nazistë me hebrenjtë). Sipas asaj që shkruante tabloidi, imazhet janë regjistruar të premten e kaluar, në apartamentin me vlerë 2 milionë stërlina (2,5 milionë euro) që Mosli zotëron në Çelsi, jo shumë larg apartamentit që ai ka me bashkëshorten Zhan (me të cilën është martuar në vitin 1960 dhe ka dy fëmijë). Për këto "shërbime", Mosli u ka paguar pesë prostitutave diçka më shumë se 3100 euro.