Orhan Jegeni: Shteti i Berishës ka grabitur pronat e Frashërllinjve
Zoti Jegeni. Nga sa folët për Frashërllinjtë dhe Toptanajt, theksuat edhe faktin e dhimbshëm se jo vetëm komunizmi i ka persekutuar në gjene, duke u sekuestruar gjithçka, por edhe në kohën e sotme e paskan këtë persekucion? Nga vinin këto prona? Pra, kush janë paraardhësit tuaj që i kanë poseduar?
Këto janë poseduar nga vëllai i patriotëve të shquar të Rilindjes Kombëtare Naim, Abdyl dhe Sami Frashërit, që është pikërisht gjyshi im, Mehmet Frashëri dhe të gjyshes sonë Vesime Frashëri, e cila është pikërisht e bija e Seid Seremedin Toptanit, gjithashtu patriot i shquar i Rilindjes Kombëtare.
Sa trashëgimtarë jeni ju, pasardhësit e vëllait të Frashërllinjve në këto prona?
Jemi 32 trashëgimtarë të radhës së dytë dhe të tretë të trashëgimlënësve tanë pra, gjyshit Mehmet dhe gjyshes Vesime. Gjyshi është vëllai i Frashërllinjve, ndërsa gjyshja e bija e Seid Seremedin Toptanit dhe motra e Murat Toptanit.
Dhe këto prona që ju thoni se i keni absolutisht të vërtetuara se jua ka sekuestruar komunizmi, nuk i keni marrë?
Në qoftë se komunizmi na sekuestroi dhe ne na quajti klasa të përmbysura, këta të sotmit t'i grabisin fare dhe t'i tjetërsojnë. Pra, janë shumë më të këqij. Na dalin dhe na flasin për 100- vjetorin e Pavarësisë me bujë, duke na u paraqitur si shumë të ndjeshëm dhe nga ana tjetër familjet e mëdha që kanë kontribut të jashtëzakonshëm në eventimin dhe konsolidimin e këtij shteti, siç janë Frashërllinjtë dhe Toptanjat, këta vazhdojnë t'i masakrojnë. Ndaj thashë që tregohen më të këqij se komunistët e djeshëm, pasi këta të sotmit pronat tona i kaluan në regjistra të tjerë me pronarë të tjetërsuar. Ky është makabritet. Ndërsa komunizmi i sekuestroi, por nuk harroi të mbante procesverbale të sakta dhe të plota për çdo veprim që ishte bërë. Madje, ato i ruajtën me kujdes për pesëdhjetë vjet me radhë derisa pas përmbysjes, ne arritëm të merrnim certifikatat e sakta, siç i kishin grabitur.
E shikoj se jeni shumë i elektrizuar dhe i nxehur nga sa po flisni, por unë do ju lutesha të mundoheni të jeni të saktë për faktin, se ka rëndësi të madhe qetësia dhe saktësia e dëshmisë, aq më shumë në rastin kur kjo bëhet për publikun. Në këtë prizëm doja të më sqaronit pyetjen time mbi atë çka dëshmoni se i keni marrë pronat e sekuestruara me certifikatë të rregullt, pasi pas përmbysjes së komunizmit gjetët dokumentacionin shumë të saktë. Atëherë si ka mundësi që të keni këto lloj pretendimesh, që mua mund të më duken edhe absurde?
Ne i morëm pronat, por ato na i grabitën prapë. Kjo është e vërteta.
Në çfarë matrikulli është , apo ishte e regjistruar në hipotekë kjo pronë?
Është regjistruar në regjistrin hipotekor me nr. 586 dt. 18. 12. 1930.
Pra janë të vitit 1930.
Si i morët zoti Jegeni?
I morëm me certifikatë, siç i kishte sekuestruar shteti komunist. Pastaj ato certifikata, bazuar mbi dokumentacion të rregullt, na i njohu edhe komisioni i posaçëm i kthimit të pronave.
Dhe jua morën prapë?
Po. Me arrogancën më të pashembullt, sa në kanë detyruar shumë herë të mendojmë se po s'u bë me vetëgjyqësi shteti të batërdis. Dhe shtet si ky që na griu, pa pyetur se kush janë famijët që po i trajtoj në këtë mënyrë. Çfarë kanë bërë paraardhësit e tyre për këtë shtet. Përse duhet t'i grabis sërish.
Ju lutem më sqaroni?
Çfarë sqarimi t'ju bëj më shumë se kaq. Unë po them që i morëm nga komisioni dhe na i grabitën.
Po si i grabitën dhe kush i grabiti?
Kur erdhi '97-ta gjithë Kodër-Kamza në ngjitje, që ishte e lirë dhe na ishte kthyer, u pushtua nga të tjerët. Nga ata që dinin t'i merrnin gjërat me forcë.
Po pse janë gjykatat, e thanë fjalën e tyre ato?
Gjykatat na e dhanë të drejtën pas një peripecie sfilitëse dhe marramendëse prej 7 vitesh, ku zaptuesit vijonin t'i ndërtonin dhe të shtonin godinat e tyre mbi tokat në fjalë.
Dhe fjala e fundit e gjykatës?
Të gjitha gjykatat deri te ajo e lartë, pavarësisht se pas shtatë vjetësh, nxorën vendimin përfundimtar që ishim ne pronarët e ligjshëm.
Ku qëndron paradoksi këtu?
Se gjykatat nuk i pyeti kush. Për të mos zbatuar titullin ekzekutiv përmbarimi, hyri me agresivitet vetë Kryeministria dhe madje stafi më i afërt i Kryeministrit, që ishte vetë z. Enkelejd Alibeaj, për të cilin kur ka qenë ministër Drejtësie, ne kërkuam ndjekje penale.
Çfarë ishte Alibeaj në kohën që ju flisni në veprimet me pronat tuaja, që janë sekuestruar nga sistemi komunist?
Në kohën që ai ka ndaluar zbatimin e titullit ekzekutiv të përmbarimit që të na kthente pronat sipas vendimit të gjykatave, ai ka qenë Drejtor i Departamentit Anti-korrupsion në Këshillin e Ministrave. Më mbrapa u bë ministër i Drejtësisë.
Si ka mundësi që një drejtori, kushdo qoftë, të ndalojë një titull ekzekutiv në zyrën e përmbarimit, mbi vendimin e gjykatave, të cilat janë të formës së prerë.
Ja që ndodh kur ka në qendër edhe ndonjë njeri si Alibeaj dhe kur shteti implikohet tërësisht në afera të dyshimta. Kjo që thoni ju ka driblimin mafioz brenda. Familjet që humbën gjyqin dhe do të duhej të lëshonin tokën sipas shkresës së marrë nga përmbarimi, bënë një akt ankimimi kundër vendimit të gjykatave se kishin marrë vendim të padrejtë. Pas kësaj hyri në lojë zyra që drejtohej nga zoti Alibeaj në Këshillin e Ministrave, i cili me një shkresë të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Anti-korrupsion pranë Kryeministrisë, dërgon një raport-kontroll bashkë me dosjen përmbarimore, ku rekomandohet zyra përmbarimore të refuzojë ekzekutimin e vendimit.
Pra, ka hallka të tëra që dalin mbi gjykatat dhe ato diskutojnë se a është i drejtë vendimi i gjykatës apo jo dhe më e çuditshmja është se këto hallka janë tërësisht politike. Ja kjo është ajo që na ndodhi neve. Kaq duhej që të merrte fund gjithçka.
Qenka shumë i çuditshëm si fakt. Mund të ndalemi në historikun e kësaj ngjarjeje?
Po jua ripërsëris për t'jua bërë më të hollësishme detajet. Janë 422,500 metër katror truall, të ndodhura në Kodër-Kamëz e Bathore.
Ato kanë qenë tuajat?
Me ardhjen e sistemit komunist në Shqipëri, ato na janë sekuestruar me dekretin presidencial nr./ 68 datë 27 maj 1946. Është sekuestruar pa shpërblim së bashku me inventarin e gjallë e të vdekur për krijimin e fermës bujqësore "Ylli i Kuq" Kamzë.
Kush përfshihej në inventarin e gjallë dhe të vdekur?
Në inventarin e sekuestrimit tonë me dekretin e lartpërmendur, së bashku me tokën që ju përmenda, u sekuestruan edhe 5 shtëpi, 11 kasolle dhe stalla, bagëti, orendi shtëpie e gjithçka tjetër që ndodhej në momentin që bëhej inventari.
Dhe nuk i morët?
Besuam te klasa e re që erdhi në pushtet pas '90-ës se do të ndreqte gabimet e së shkuarës dhe më së fundi do të vepronte shteti i së drejtës.
Qartë deri këtu. Më thuaj edhe njëherë me shumë hollësi, se më lartë folëm shumë përmbledhtazi, se si vepruat konkretisht për të rimarrë pronat e sekuestruara?
Bazuar në dispozitat kushtetuese dhe ligjet e miratuara nga Parlamenti pluralist pas përmbysjes së sistemit post-komunist, më datë 14. 04.1994, kemi kërkuar nga Komisioni i Kthimit të Pronave Tiranë, për të na njohur, kthyer ose kompensuar këtë pronë.
Dhe përfundimi i Komisionit?
Me vendimin nr/ 720 dt 23 / 09 / 1996 vendosi
1 - Njohjen e së drejtës së pronësisë mbi pronat e trashëgimtares sonë Vesime Frashëri ne trashëgimtarëve të ligjshëm të saj.
2 - Kthimin e një trualli prej 7452 metra katrorë, që është i lirë.
Pra, e morët?
E morëm dhe menjëherë e regjistruam në hipotekë. Tashmë besonim se kjo tokë ishte e jona, pasi siç ju thashë, besonim se më së fundmi po funksiononte shteti i së drejtës, se mjaft na rrëmbyen në kohën e komunizmit.
Po pse, çfarë problemi patët pas kësaj?
Sepse siç jua theksova me irritim të madh, ndryshe nga sa premtuan dhe propaganduan, edhe shteti i sotëm, pra i pasviteve '90, vazhdoi të sillet dhe risillet me pronat e sekuestruara nga shteti komunist si t'i kishte të vetat. Ky shtet vazhdoi t'i jepte vetes të drejtën që këto prona t'ia shiste apo t'ia dhuronte kujt të mund të donte, pa pasur kurrfarë pengese dhe morali se mbrapa tyre janë pronarët e vërtetë. Pra, fatkeqësia është se shteti i përdor dhe i shet këto prona me çmime shumë simbolike si t'i ketë të vetat. Por këtu ju duhet ta merrni parasysh se bëhet fjalë për korrupsion të pastër ndaj edhe ndodhin këto gjëra.
Pse çfarë u ndodhi juve në lidhje me pronat që folëm më lartë, të cilat i morët nga komisioni?
Ato i pushtuan njerëz të ardhur pa kurrfarë integriteti mbi pronën tonë.
Dhe ju flisni për korrupsion me kaq garanci pa i vërtetuar gjërat? Nuk mendoni se nxitoheni?
Sepse nga verifikimet që u kemi bërë atyre që i kanë pushtuar pronat tona, mbrapa tyre dalin dhjetëra funksionarë të administratës më të lartë të shtetit, partiakë apo familjarë të tyre që i disponojnë apo i kanë shitur ose dhuruar këto prona si t'i kenë të tyret. Mos vallë një veprim i tillë nuk përfshihet te korrupsioni që mund të vini në dyshim akuzën time, që flet për administratë të korruptuar.
Por skandali nuk vazhdon vetëm me historinë e asaj që ka ndodhur, por ai vazhdon edhe me sipërfaqen tjetër prej 7452 metrash katrorë, që përbën më pak se 2 % të pronës sonë të kthyer me VKKP Nr/ 720 dt 23 / 09 / 1996.
Kur e keni disponuar këtë parcelë?
Këtë parcelë e kemi disponuar nga 23 / 03 / 1996 deri më 21 / 01 / 1998 datë kjo, që u pushtua me forcë nga të gjitha subjektet private.
Dhe nuk i rimorët?
Ju drejtuam gjykatave dhe ato normal na i dhanë se s'kish si vepronin para fakteve të pakundërshtueshme. Por zaptuesit e tokës me anë të një kundërpadie kërkuan anulimin e vendimit të kthimit të pronave. Çuditërisht këtë kundërpadi gjykata e pranoi.
Dhe si vijoi?
Eee si vijoi. Ju e dini se ç'të punojnë gjykatat tona. U shoqëruan me shkelje procedurash esenciale, seanca të tëra gjyqesh, që ishte një kalvar i gjatë dhe sfilitës që vazhdoi deri në shtatë vjet. Dhe më e çuditshmja dhe paradoksalja ishte se zaptuesit e tokës për këto shtatë vjet gjyqesh vijonin ndërtimet. Pra, gjykata nuk ndërmori një akt pezullimi të ndërtimeve mbi tokën tonë.
Përfundimi?
Gjykata e Apelit Tiranë mori një vendim të pjesshëm, por që gjithsesi e rrëzoi kundërpadinë e zaptuesve të tokës që donin të anulonin vendimin e kthimit të pronave, ku na jepte të drejtën si pronarë të ligjshëm të tokës sonë të shtetëzuar nga sistemi komunist. Por ndërkohë padia jonë u pranua vetëm për dy subjekte.
Po sa subjekte ngelën pa u pranuar nga gjykata?
Edhe për katër subjekte nuk u pranua.
Pse?
Sepse për vitet e vazhdimit të gjyqeve të stërzgjatura nga gjykata, ata kishin arritur të bënin ndërtimet mbi atë truall, se ju thash që gjykata që vazhdoi 7 vite me çështjen tonë, nuk ndaloi ndërtimin e mëtejshëm të objekteve mbi tokën e pushtuar që diskutohej, por kur mbaroi gjyqi, aty tashmë ishin ndërtuar madje godinat të stërmëdha dhe ishin bërë dokumentet për legalizim.
Pra, kemi një reduktim në lidhje nga sa duhej t'ju kthehej?
Tamam ashtu. Nga 7452 metra katrorë, reduktohet në 3800 metra katrorë.
Por edhe këtu ajo çka na u kthye nga gjykata nuk kishte as një vlerë. Më në fund menduam se pasi gjykata na kishte nxirë jetën për 7 vjet me radhë me sfilitje të panumërta dhe me shpenzime të pafundme, më së fundmi ishte arritur diçka.
Pse e thoni këtë, ju a e fituat gjyqin për një pjesë të pronave?
Absolutisht jo. Kush e pyeti gjykatën. Pala e paditur, ashtu siç ju thashë në fillim të kësaj interviste, bëri ankimim për gjykatën, që do të thotë çudira që ndodhin vetëm në Shqipëri.
Pse?
Pushtuesit e pronës sonë në vend që të na dorëzojnë pronën sipas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Lartë, vijojnë të bëjnë ndërtime të panumërta për të na bërë një sfidë të hapur. Jo vetëm kaq, por ata kanë arritur me rrugë shumë të dyshimta, të bëjnë për vete zyrtarë shumë të lartë, madje edhe shumë afër Kryeministrit, duke bërë që edhe sot e kësaj dite të mos zbatohet vendimi i gjykatës.
Çfarë keni bërë ju kur kanë ndërhyrë këta funksionarë?
Këta funksionarë së pari i kemi denoncuar në mënyrë të përsëritur te eprorët e linjës së tyre deri te Kryeministri dhe Presidenti i Republikës.
Dhe çfarë të kanë thënë?
Për as një rast nuk kam marrë asnjë përgjigje. Askush s'ka dashur të dijë që sot pas 20 vitesh, ne të mos disponojmë asnjë pëllëmbë tokë nga ajo që na është grabitur nga shteti komunist. Edhe sot na e grabitën pushtetarët e rinj dhe ashtu si të djeshmit, ua kanë dhënë të tjerëve në pronësi. Por këta të sotmit kanë bërë maskarallëkun më të madh se të parët, për faktin se me këta kemi shpenzuar kaq shumë para që të përballonim shpenzime të ndryshme si gjyqe të pafundme për shtatë vjet me radhë si dhe na kanë bërë të përballemi me kaq shumë strese sa s'e merr dot me mend. Tashmë është krijuar bindja e dhimbshme se nga komunizmi asgjë s'ka ndryshuar.
Dhe këtë e mbështesni nga sa më thatë më lartë?
Në komunizëm na quanin klasa të përmbysura duke na shtetëzuar pronat, por gjithsesi nuk kishin pasur guximin të na i çregjistronin ato. Kështu, pas shembjes së komunizmit, ne i gjetëm regjistrat e paprekur dhe i morëm certifikatat e pronave duke legjitimuar pronësinë e tyre. Por sot, siç ua ripërsërita, na i morën fare dhe e tjetërsuan pa kurrfarë problemi sa që të nxisin për vetëgjyqësira. E kupton ti që mënyra e funksionimit të shtetit nxit gjithë këto vetëgjyqësi që po na shohin sytë përditë? Kështu edhe me rastin tonë më shumë të thonë mos prit nga shteti po je burrë se unë nuk e zbërthej ndryshe këtë diçiturë.
Po si ka mundësi të tjetërsohen këto prona kur jeni ju pronarët?
Po ato që s'bëri komunizmi i bënë tani. Jam prishur regjistrat e vjetër dhe janë ribërë të rinj, ku pronarë të tyre janë bërë ata të rinjtë. Kjo gjë është e tmerrshme. Ata që janë bërë tani, nuk kanë asnjë lidhje me to.
Dhe veprimet e tua të mëtejshme?
Duke qenë fare i pambrojtur nga askush, duke filluar që nga shteti e deri te kushdo tjetër, unë më 25 / 07 / 2008 siç jua përmenda që në fillim të intervistës, kam paditur te Prokuroria e Përgjithshme ish-Drejtorin e drejtorisë Anti-korrupsion pranë Kabinetit të Kryeministrit, z. Enkelejd Alibeaj, i cili në atë kohë që bëra padinë ishte Ministër i Drejtësisë.
Pse?
Për interesa të palëve të treta ai ka shkelur rëndë ligjin, duke konsumuar veprën e "Shpërdorimit të detyrës" dhe ka penguar ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Lartë të parashikuar nga Neni 208 dhe 320 në Kodin Penal.
Gjithsesi, pronat nuk ju janë kthyer akoma?
Eee, akoma!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)