Origjina indiane e Lady Diana-s

Rezultati i analizës së ADN-së të bërë disa familjarëve të Lady Diana-s, tregon se ka një prejardhje indiane.
ADN-ja, e pretendentit të dytë të fronit mbretëror të Anglisë në linjë pasardhëse, pritnci William, lidhet me një grua që është gjysmë indiane.
Ishte deshmuar edhe më parë se Eliza Kewark, mamaja e stërgjyshes së Diana Spencer, ishte armene, por analizat e ADN-së treguan se edhe ajo ishte gjysmë indiane.Sipas një eksperti gjenetike të Universitetit të Edimburg, Jim Wilson, rrënjët indiane të William, janë të pakundërshtueshme.
Zbulimi në fjalë do bëjë që William të jetë i pari “Mbret” me një lidhje të qartë gjenetike, ndryshe nga sa ka qenë deri tani familja mbretërore. /Indeksonline/