E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni perplas nje automjet ne afersi te Spitalit Ushtarak

Treni ka përplasur një automjet në afërsi të Spitalit Ushtarak, në një mbikalim që lidh Paskuqanin me rrugën "Don Bosko". 

Kujtim Skënderi, ka marrë plagë të rënda si pasojë e përplasjes, por fatmirësisht pas ndihmës së parë mjekësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Dy mbikalimet që lidhin Paskuqanin me rrugën “Don Bosko” dhe Spitalin Ushtarak, së bashku me mbikalimin në rrugën Jordan Misja, janë pikat më problematike përsa i përket mungesës së sigurisë për aksidentet nga treni.
Aksidenti i paradites së të martës rezultoi i lehtë për drejtuesin e mjeti “Benz A Class”, por mungesa e trarëve që bllokojnë lëvizjen e mjeteve kur kalon treni, apo rrethimeve për të mos lejuar kalimin e qytetarëve mbi binarë, e bën këtë zonë si një minë me sahat në pritje të fatkeqësisë së radhës nga aksidenti me trenin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›