E Diel, 1 Nëntor 2026

Orikum, celet zyrtarisht sezoni turistik

ORIKUM- Që prej ditës së dielë, sezoni turistik në Orikum ka nisur zyrtarisht. Drejtues vendorë dhe banorë të zonës, duket se kanë lënë mënjanë, të paktën për një ditë konfliktet për tokat në këtë bregdet, mjaft të frekuentuar gjatë muajve të verës.

Ata janë bashkuar të gjithë në një ceremoni që cel sezonin turistik duke uruar mirëseardhjen për pushuesit nga vendi, apo të huaj.

Kreu i Bashkisë së Orikumit, Kanan Braho foli për infrastrukturën e zonës duke pranuar se deri më tani nuk ka patur një studim urbanistik.

Braho tha se tashmë ka nisur prezantimi i projekteve për ndërtimin e hoteleve apo resorteve, ndërsa bashkia pritet të marrë vendimin për miratimin e tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›