E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva, Berisha: Kriza në psiqikën tuaj, dilni nga kafazi

TIRANë- Kryeministri Berisha ka deklaruar edhe njëherë se nuk tërhiqet nga vendimet e tij në lidhje me grevën dhe protestat e vazhdueshme të opozitës. I ndodhur sot në Paskuqan, për inagurimin e segmentit të parë të unazës, si dhe të fazës së parë të ujësjellësit, kryeminstri i ka bërë thirrje deputetëve socialistë të ndërpresin grevën, pasi nuk ka asnjë krizë për tu zgjidhur. Kriza sipas tij, ajo zhvillohet vetëm në psiqikën e socialistëve.

“Zotërinj, dilni nga kafazi. Kriza zhvillohet vetëm në psiqikën tuaj, pasi Shqipëria është në ndërtim dhe jo në krizë” – ka deklaruar Berisha.

Duke përmendur rritjen e rrogave dhe pensioneve, Berisha nënvizoi se opozita nuk duhet të bëjë rolin e asaj që nuk shikon.
“Cdo tu thoni ju qytetarëve të Paskuqanit dhe Shqipërisë kur më 1 Maj do bëhet rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve. Mos bëni rolin e atyre që nuk shikojnë” – u shpreh Berisha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›