Londra refuzon krijimin e fondit për vendet në krizë
LONDëR- Londra ka vendosur të sfidojë Europën duke mos pranuar fondin e ndihmës ndaj shteteve në krizë ekonomike. Ndërsa Europa po luan të gjitha letrat për të siguruar monedhën e saj të vetme, që rrezikon të jetë objekt i spekulimeve financiare.
Britania e Madhe refuzon të nënshkruajë fondin prej 70 miliard euro, në mbështetje të monedhës së përbashkët europiane. Lajmi bëhet i ditur nga Corriere Dela Sera, e cila citon burime diplomatike, megjithëse ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Londra.
Gjithsesi qëndrimi i Britanisë së Madhe, e cila nuk bën pjesë në zonën euro, edhe nëse konfirmohet si i tillë nuk pritet të pengojë mekanizmin e borxheve të garantuara. Madje për këtë vendim nuk kërkohet unanimitet, por vetëm shumica e kualifikuar. Ky mekanizëm që cilësohet nga socialistët si një FMN e stilit europian do të jetë i vlefshëm për 16 shtetet anëtare të eurozonës. Disa prej liderëve të BE-së kanë kërkuar, që unioni të ketë rënë dakord mbi këtë mekanizëm, përpara se tregjet të hapen të hënën, në mënyrë që të evitojnë panikun tek investitorët.
Sipas analistëve BE kërkon të arrijë një marrëveshje mbi një shumë prej 70 miliard euro, e cila do të jetë e vlefshme për tju akorduar menjëherë vendeve në krizë. E dhe pse plane të tilla shpëtimi ndalohen sipas rregullave të BE, Komisioni Europian po planifikon ti shtojë një klauzolë traktatit të Lisbonës në mënyrë që të lejohet dhënia e ndihmës financiare për vendet që po përjetojnë kushte serioze ekonomike.
(m.a/News24/BalkanWeb)