Shangai, Shqipëria për herë të parë në një panair ndërkombëtar
SHANGAI- Vendi ynë merr pjesë për herë të parë në panairin ndërkombëtar, që këtë vit organizohet në Shangai të Kinës. Në këtë panair që do të zgjasë 6 muaj, marrin pjesë 194 vende.
Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dhe këshilltarja e kryeministrit Suzana Guxholli, e vlerësojnë mjaft të rëndësishme pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë panair.“Jemi përfaqësuar me disa sektorë që tërheqin biznesin e huaj. Këto fusha janë, sektori energjetik, sektori i infrastrukturës, edhe turizmi” – deklaroi Ruli.
Shuma e investuar nga qeveria kineze për këtë eveniment ka kaluar edhe shifrën e shpenzuar për lojërat olimpike. 'Expo Shanghai 2010', sipas mediave vendase ka arritur në 58 miliard dollarë. Pritet që gjatë këtyre 6 muajve, numri i vizitorëve në këtë panair të shkojë në 70 milion. Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij panairi kanë qenë të pranishëm 20 krerë shtetesh e qeverish.
(m.a/News24/BalkanWeb)