Ekspertët: ADN-ja në vendin ku u vra Miri i Xhikes sështë e Tufës
08/09/2011 Drejt lirisë i akuzuari për ekzekutimin e Fatmir Ramës te “Kartodromi” më 2003-shin
TIRANË- Lavdërim Tufa, i akuzuar si vrasës i Mirit të Xhikes, ndoshta po kalon ditët e fundit në qeli, pasi seanca e djeshme ishte një ndër më të rëndësishmet për të. Mes ekspertëve gjenetistë katër specialistë, të kryesuar nga Grigor Zoraqi, drejtues i Qendrës së Kërkimeve Gjenetike, i rideklaruan gjykatës konkluzionet e tyre mbi ADN-në e Lavdërim Tufës. Procesi u shty për në 14 shtator për ti dhënë kohë prokurorit të depozitojë prova të tjera.
Ekspertiza e plotë
Dy nga katër ekspertët - Ervin Marku dhe Grigor Zoraqi - kanë sqaruar se ADN-ja e të pandehurit Tufa nuk përputhet maksimalisht me ADN-në e qimes së flokut dhe pështymës që janë gjetur në kapuçin me mbishkrimin “Çhampions”, i cili u sekuestrua në vendin ku u ekzekutua Miri i Xhikes dhe u plagosën dy persona të tjerë. Dy ekspertët sqaruan se 17 lokuse, që i përkasin të njëjtit profil ADN-je, duhet të përputhen me ADN-në e Tufës dhe në rastin konkret janë përputhur vetëm 13 lokuse, ndërsa 4 të tjerat janë të panjohura. Ata kanë vijuar më tej se nëpërmjet formulave të kodit gjenetik rezulton se diferenca e mospërputhjes në katër lokuseve tregon se konkluzioni përfundimtar i kësaj ekspertize ADN-je është në masën 90 për qind. Ky rezultat, sipas ekspertëve, është shumë i largët me identifikimin e autorit, pasi sipas tyre ADN-ja e njeriut quhet identifikuese në rastet kur del 99,9 ose 100 për qind. Prokurori Sajmir Hysi, që përfaqësonte akuzën në gjykatë, i pyeti ekspertët se sa lokuse kishin dalë të përbashkëta në mënyrë rastësore dhe kësaj pyetje ata iu përgjigjen menjëherë se kishin dalë 5 lokuse. Këtë konkluzion ata e bazuan në faktin se në çdo ekspertizë ADN-je dalin në mënyrë rastësore katër ose pesë lokuse, por asnjëherë ajo nuk mund të ndodhë që dy persona të kenë ADN të njëjtë. Pak vjet më parë një ekspertizë e kryer nga një ekspert italian, Renato Biondo, doli në konkluzionin se Lavdërim Tufa ka rezultuar shumë i përputhshëm me individin krahasues 2 me një probalitet përputhshmërie më të lartë se 90 për qind. Lavdërim Tufa është dënuar një herë më parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mirit të Xhikes dhe prova e vetme që i ka dhënë dënimin maksimal është ADN-ja. Gjykata e Lartë e ka rikthyer për gjykim çështjen e Tufës edhe një herë në Gjykatën e Tiranës, ku çështja po rishqyrtohet në themel.
Konkluzioni përfundimtar
Katër ekspertët - Grigor Zoraqi, Vahe Mokini, Ervin Marku dhe Ela Zajmi - kanë dalë në konkluzionin përfundimtar, ku mes të tjerave janë shprehur: “Ne mendojmë se ekspertët italianë i kanë pasur parasysh analizat e konsideratat që ne parashtruam më sipër në lidhje me rivlerësimin e profilit miks gjak-pështymë, prandaj kanë dhënë me shumë sforcim një probabilitet përputhshmërie rreth 90% midis individit #2 dhe Lavdërim Tufës. Ky nivel është larg kufirit 99,9%, i cili përcakton praktikisht kur dy profilet e marra në shqyrtim janë të të njëjtit person. Pra, vetë vlera 90% e ekspertëve italianë përjashton profilin e ADN-së të shtetasit Lavdërim Tufa si të njëjtë me individin #2. Nga analiza e detajuar në disa aspekte të profilit miks vërteton se aty ku ka përputhshmëri (në 5 nga 17 lokuse) ajo është krejt e rastësishme dhe se individi #2 ska asnjë lidhje me Lavdërim Tufën.”
Pyetjet e gjykatës dhe përgjigjet e ekspertëve
- Gjurmët gjak-pështymë të gjetura në vendngjarje a janë lënë nga familjarë të afërt të të pandehurit Lavdërim Tufa?
- Jo, nuk mund të jenë lënë nga familjarë të afërt të të pandehurit Lavdërim Tufa, pasi familjarët ndryshojnë gjenetikisht nga Lavdërim Tufa, pra edhe profilet e tyre do të jenë të ndryshme. Çdo ndryshim në profilin gjenetik në krahasim me Lavdërim Tufën do të sillte një ulje të përputhshmërisë midis profileve të familjarëve dhe profileve gjak-pështymë. Pra, do të kishim një përputhshmëri më të ulet se 90%, prandaj familjarët do të përjashtoheshin si të ngjashëm me personat që kanë lënë gjurmët gjak-pështymë në vendngjarje.
- Fijet e flokut të gjetura në vendngjarje a i përkasin të pandehurit Lavdërim Tufa?
- Nga aktet e ekspertimit 1194 dhe 1195 të ekspertes Mimoza Haxhihyseni fija e flokut e gjetur te kapuçi-maskë “Champion” është dërguar në Itali në shtator 2003. Ka rezultuar i përshtatshëm për ekstraktim ADN-je. Kur i është nënshtruar analizës, nuk ka dhënë rezultat dhe është shkatërruar si provë gjatë procesit të ekstraktimit të ADN-së. Nuk bëhet dot krahasim me profilin e Lavdërim Tufës.
- Fijet e flokut të gjetura në vendngjarje a u përkasin familjarëve të afërt të të pandehurit Lavdërim Tufa?
- Nga fija e flokut e gjetur te kapuçi-maskë “Champion” dhe e dërguar në Itali në shtator 2003 si të përshtatshëm për ekstraktim ADN-je nuk është përftuar ADN-ja dhe është shkatërruar si provë gjatë procesit të ekstraktimit të ADN-së. Nuk bëhet dot krahasim me familjarët e Lavdërim Tufës.