E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orket i Milanit dhe Juventusit

Java e 34-et e kampionatit italian te futbollit ka sjelle rezultatet e pritshme, pavaresisht shifrave befasuese ne fund te 90 minutave. Te pameshirshem jane treguar Milani dhe Juventusi, qe ndeshkoje thellesisht Rexhinen (5-1) dhe Atalanten (4-0). Per Milanin ky ishte triumfi i pare i 5 ndeshjeve te mbetura, kur dihet qe kuqezinjte kane si objektiv te marrin piket maksimale ne sfidat e mbetura per te mberthyer keshtu zonen Champions. Pikerisht ne keto momente riel ne skene braziliani Kaka, elementi me i persosur i makines milaneze. E nis me nje penallti ne minuten e tete dhe deri ne te 67-en i ka vene kapak fitores se vendesve dhe tregoleshit personal. Nje rreze e dobet shprese nga ana e Rexhines qe lufton per mbijetese. Kur rezultati i ndeshjes ishte 2-0 per Milanin, ajo shkurton diferencen ne 2-1, por pa mundur kurre ta vere ne veshtiresi kampionet ne fuqi te Champions League. Sa per kronike, nuk mund te mungonte i zakonshmi Inzagi qe i con shifrat ne 4-1 dhe braziliani Pato, i cili shenon golin e peste per Milanin nje minute perpara perfundimit te krejt takimit. Skuadra e Ancelotit shkon ne kuoten e 55 pikeve, po aq sa Sapmdoria e cila mposhti Udinezen 3-0 dhe hodhi dorashken e sfides per nje vend ne Ligen e Kampioneve. Si Milani, ashtu edhe dorianet gjenden 4 pike poshte Fiorentines se vendit te katert.

Kapiteni ka menduar t'i jape fund dilemave te skuadres dhe t'i detyroje drejtuesit te hapin portofolin per te bere nje merkato te fuqishme. Alesandro Del Piero ka shenuar tre gola ne perballjen e djeshme kunder Atalantes duke konfirmuar edhe njehere formen e hatashme qe po gezon ne kete sezon. Juventusi i tij fitoi 4-0 ne Bergamo dhe tashme e ka salduar perfundimisht vendin e trete dhe, mbase, mund te shpresoje te kape te dytin, duke qene se Roma eshte vetem 5 pike larg. E hap serine e golave Nikola Legrotalje qe shenon me koke qe ne 60 sekondat e para te takimit. Pa kaluar ende 5 minuta, vjen dyfishimi i Del Pieros, qe shenon golin e trete per skuadren ne minuten e 34-et pas nje asisti perfekt te Zanetit. 3-0 brenda 45 minutave dhe gjithcka perfundon per Juventusin, por jo per Del Pieron, qe i dergon kartolinen e trete Donadonit per nje fanelle ne evropian.

Lufta per mbijetese ka pare Kajliarin te mposhte Empolin 2-0. Tashme, sardet, gjenden 5 pike siper zones se ftohte dhe shikoje sesi ka ndryshuar per ta ecuria, kur vetem tre jave me pare ishin te fundit ne renditje. Tabelen e mbyllin tre skuadra ne te njejten kuote pikesh: Livorno, Empoli dhe Rexhina me nga 30 pike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›