E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per Taren vetem 12 minuta loje

Ne Serine A, Igli Tare ka qene i vetmi shqiptar qe eshte aktivizuar. Sic eshte bere zakon tashme per te, Tare e ka nisur ndeshjen nga stoli i rezervave, duke zbritur ne fushen e lojes vetem ne minuten e 78-te, kur zevendesoi Tomazo Rokin. Lacio e tij u mposht nga Katania 1-0. Ndersa Erjon Bogdani duket vertet ne pike te hallit, sepse ne takimin e se shtunes me Livornos dhe Romes, ai nuk ka qene as ne stolin e rezervave. Duket se ne perfundim te kampionatit, "Bogu" do t'i jape lamtumiren skuadres se Livornos.

Jane shenuar 23 gola ne 9 ndeshje (pa llogaritur takimin e fundit mes Torinos dhe Interit). Nga keta 23 gola, 14 jane shenuar nga skuadrat vendese dhe 9 nga ekipet udhetuese. Spikasin Milani me 5 gola per ekipet pritese si dhe Juventusi me 4 gola per skuadrat udhetuese. Per sa i perket renditjes se golashenuesve, vazhdon edhe kete jave te udheheqe Marko Borrielo i Xhenoas me 19 gola, i ndjekur nga dy juventine, David Trezege me 18 gola dhe Alesandro Del Piero me 17 gola.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›