E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani: Si nuk gabojne pro nesh?

Duket se i ka ardhur ne maje te hundes nga te gjitha ato gabime te perseritura nga java ne jave kunder Partizanit te tij. Edhe njehere presidenti vullkanik i te kuqve nuk heziton aspak te kundershtoje e te akuzoje fershellimat e munguara ne favor te skuadres se tij. Gjithmone eshte thene e sterthene se jane gabime njerezore te gjyqtareve, por kur gabimet njerezore nuk te vijne kurre ne ndihme, atehere eshte lehtesisht e kuptueshme se ka dicka qe nuk shkon, ose e thene cope, po te fusin shkopinjte ne rrota. Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, nje dite pas barazimit 0-0 qe skuadra e tij arriti ne "Ruzhdi Bizhuta" ndaj Elbasanit, nuk e ka fshehur hidherimin per barazimin. "Nuk isha i pranishem, por ndeshjen e ndoqa. Ajo qe mund te them eshte se Partizani meritonte fitoren", deklaroi njeshi i te kuqve. Me pas, nje thumb drejt gjyqtarit Kridens Meta, i cili u mohoi, sipas presidentit Xhani, dy penallti te pastra ne ndeshjen e se shtunes. "Ajo qe me habit eshte fakti sesi nuk po gabohet nje here ne favor te Partizanit. Sa here qe na behet dem, gjithcka etiketohet gabim njerezor i gjyqtarit, por asnjehere nuk po e shoh kete gabim njerezor te na favorizoje", deklaroi presidenti i Partizanit, Albert Xhani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›