Eva shikon filma porno

Eva Longoria Parker aksidentalisht i ka thënë adhuruesve të tyre se shikon filma porno.
Aktorja e filmit “The Desperate Housewives” – e cila ka hapur llogari në Twitter javën që shkoj – është përpjekur që ti shtyj përcjellësit e saj që të shikojnë në ueb-faqet që flasin për burrin e saj, lojtarin e basketbollit Tony Parker, por aksidentalisht ajo ka postuar një mesazh në një adresë të gabuar.
Pasi e ka kuptuar gabimin e saj ajo ka shkruar në këtë profil “Oh jooooo! Kam postuar në një llogari të huaj të burrit tim! Në atë ku kam postuar një faqe porno!!! Mos e hapni!”.
Pavarësisht se nuk e ka ditur që ajo nuk është adresa e burrit të saj, Eva (34) kohëve të fundit ka folur edhe për lidhjen e saj me burrin me një shoqe të saj.
“Ne kemi qenë vetëm shokë”, tha ajo. “Me pëlqen shoqëria më të dhe jam martuar me atë person që kam dashur. Nuk dua më shumë. Ne e respektojmë njëri tjetrin dhe na pëlqejnë befasitë”, i ka thënë ajo shoqes së saj.