E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ornela Vorpsi fiton çmimin letrar të Tropeas

 Me romanin "Dora që nuk e kafshon", Ornela Vorpsi ka fituar më 6 prill, Çmimin e Qytetit të Tropeas "Një krahinë për të lexuar". Vorpsi është një nga tre fituesit e çmimit të krijuar vitin që shkoi. Nuk ka qenë aq i lehtë evidentimi i shkrimtares shqiptare që shkruan në gjuhën italiane. Në listën e konkurrentëve janë emra të njohur të letrave italiane, pothuaj të gjithë italianë si Gaetano Cappelli, Gianrico Carofiglio, Mario Fortunato, Daria Galateria, Andrej Longo, Michele Mari, Salvatore Niffoi, Gian Antonio Stella, Fabio Volo, dhe të botuar nga shtëpi prestigjioze si "Feltrinelli", "Rizzoli", "Mondadori", "Einaudi" apo "Adelphi". Juria ka dhënë çmimet të dielën në prani të Agazio Loiero, President i Rajonit të Kalabrisë i cili ka thënë se "Il Premio Tropea është kundër egërsisë mediatike të shtypit kombëtar dhe ndërkombëtar. Si përfundim fitues u shpallën Gianrico Carofiglio "Dyshime të arsyeshme" botuar nga "Sellerio", Domenico Starnone me "Ekzekutimi i parë" botuar nga "Feltrinelli" dhe Ornela Vorpsi me "Dora që nuk kafshon" botuar nga "Einaudi".

Një të veçantë e kishte ky çmim: votimin e hapur para syve të publikut. Carofiglio ka marrë pesë vota, Ornela Vorpsi – katër dhe Starnone –tre. Me krenari organizatorët kanë thënë se fituesve të parë të çmimit të Tropeas kanë bërë rrugë të gjatë me të tjera çmime dhe me përkthime të gjuhët e botës.

Fituesja shqiptare po ashtu para se të vinte tek ky çmim ka bërë një tur të vërtetë pjesëmarrjesh në festivale të letërsisë prej nga ka dalë gjithmonë joduarbosh. "La mano që non mordi" tashmë është përkthyer në frëngjisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›