E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gëzuar ditëlindjen zonja Zela

Telefonata e Topit:

I vetmi lajm që u prodhua për ditëlindjen e 69-të të Vaçe Zela, ishte një telefonatë urimi që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i bëri dje "këngëtares së madhe shqiptare, Artistes së Popullit dhe Nderit të Kombit, ikonës së shenjtë të muzikës shqiptare, interpretueses së jashtëzakonshme të këngëve të muzikës së lehtë e popullore shqiptare", siç thuhet në njoftimin e faqes zytare të Presidencës. Presidenti i ka uruar shëndet dhe jetë të gjatë në distancë meqë Zela ka vite që jeton me familjen në Zvicër. Në njoftim thuhet që "Zonja Zela e falenderoi nga zemra kreun e shtetit për urimet dhe interesimin që tregon në vazhdimësi për figurat e shquara kombëtare dhe sidomos ato të fushës së artit e kulturës."

Vaçe Zela u lind në Lushnjë më 7 prill 1939. Në vendin e lindjes u bë edhe zbulimi i zërit të saj të rrallë që do të bëhej i njohur me këngët në skenat e festivale në Radio dhe më pas në TV, që më 1962 deri në vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën "Komunistët".

Ndër këngët më popullore kujtohen "Djaloshi dhe shiu", "Ëndrra ime", "Lemza", "Nënave shqiptare", "Sot mbusha 20 vjet", "Të lumtur të dua" etj.. Zëri i saj vazhdon të dëgjohet në kolonën zanore të filmave shqiptarë si për shembull "Në shtëpinë tonë" që transmetohen pa pushim nga televizionet tona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›