Mal i Zi- Vujanovic shpallet zyrtarisht fitues
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi kanë shpallur fitues Filip Vujanovicin. Kandidati i partisë socialdemokrate ka fituar 51,89 % të votave. Ndërsa Andrija Mandic, lideri i opozitës proserbe mori 19, 55 % të votave. Pjesmarrja e votuesve në zgjedhje ishte në masën 68,2%, ose më e madhe se në vitin 2003. Këto ishin zgjedhjet e para për ish republikën jugosllave që pas pavarësisë nga Beogradi me referendum në 2006. Vujanovic premtoi vazhdimin e reformave sociale dhe për integrimin euroatlantik përkrah kryeministrit Gjukanovic. (V.N)