Krimi i Ledio Ruçit!
TIRANE - Robert Elsien është një ndër albanologët më të mëdhenj të gjallë në mos më i madhi. Në kohën kur Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja e saj për shkak të vogëlsisë së vendit, nuk përbëjnë kuriozitet në perëndim e nuk japin të ardhura apo karrierë, nuk ka një shtysë e madhe që dikush t’i kushtojë jetën. Por, kjo nuk ka vlejtur për Elsien. Shëmbëllen ndër njerëzit që do të jetojë këtu, por kur u pyet nga gazeta “Koha Ditore”, u përgjigj se: Unë do jetoja me shumë frustracion. Ndoshta do çmendesha. Nuk kam përshtypjen se mund të jetoj në botën shqiptare. Jam njeri pakëz si i brishtë dhe duhet të kesh shumë forcë për të jetuar si shqiptar, me shqiptarët.
Sipas të dhënave të censusit të fundit, popullsia shqiptare që jeton brenda kufijve të republikës është 2.7 milionë banorë. Thuhet se të dhënat reale janë për 2.2 milionë. Ndërkohë, nëse kufijtë nuk do ishin hapur, shqiptarët do kishin prekur kufirin e 4.2 milionëve. Pra në njëzet vjet, kanë ikur gati dy milionë banorë. Domethënë, gjysma e shqiptarëve mendojnë si Robert Elsie.
Duke ju rikthyer titullit, ka javë të tëra që media merret me Ledio Ruçin, djali i Gramoz Ruçit, shtyllës kurrizore të socialistëve shqiptarë. Në rastin e parë për shkak të një aksidenti automobilistik, ku rezultoi i pafajshëm, dhe në rastin e dytë për akuzën e posedimit të një sasie 1.5 gramësh hashashi, që bie era makinacion i një sektori okult të policisë së shtetit. Në të dy ngjarjet, nëse protagonisti do ishte njeri kushdo, nuk do kish ngrënë më shumë se disa reshta në media. Por Ledio është djali i Gramoz Ruçit, dhe këtu loja ndërlikohet. Afrimi i vitit elektoral është kthyer në makth për Sali Berishën. Shtresëzimi i viteve mbi ngjarjet e rënda si abuzimet me rrugën Durrës–Morinë, Gërdeci, skandalet qeveritare, vrasjet e 21 janarit, dhe akuzat për zhytjen e familjes në afera korruptive, pavarësisht tetë viteve në pushtet, nuk ja kanë ulur shkëlqimin e zi bëmave, dhe as merituar faljen apo harresën e kohës. Ca më tepër, historia njëzetvjeçare e protagonizmit politik ka dëshmuar se nuk është në gjendje të qëndrojë në pushtet pa shkaktuar probleme, të cilat nga drejtësia janë të dënueshme dhe pa administrueshme. I vetmi iluzion shpëtimi është shtyrja e ditës së gjykimit, duke qëndruar në pushtet. Në këto kushte, të gjitha armët janë të dobishme, përfshirë njollosjen e kundërshtarëve, për të krijuar në opinion përshtypjen se edhe opozita nuk është e pastër. Dhe të gjitha këto, nuk ja ka lënë në dorë rastësisë, por ka struktura të posaçme që veprojnë. Në vitet 1992-1997, një seksion jo zyrtar i SHIK-ut famëkeq, kishte objektiv pune degjenerimin e fëmijëve të udhëheqësve të opozitës. Emrat, për arsye humanizmi nuk mund të jepen, por dihet fati i shumë prej fëmijëve të udhëheqësve socialistë të periudhës. Në moshë delikate, nën presionin e halabakëve të SHIK-ut, dhe me prindër që pjesën më të madhe të kohës ja kishin kushtuar aktivitetit politik, ishte e lehtë t’ju shkatërroje jetën këtyre fëmijëve, atëherë adoleshentë, dhe sot ende vuajnë pasojat. SHIK-u mori eksperiencën e “Mukhabarat”-eve (policitë sekrete në vendet arabe) me të cilat e kishte binjakëzuar shefi i tij, ku më pas edhe u strehua, si ato të Sirisë, të pasura me eksperienca të tilla. Sot operacionet duhet ti kenë kaluar një organizate të ngjashme e cila vepron me të njëjtat metoda. Paratë nuk mungojnë, ndërsa motivimi është i mjaftë: A ka shtysë më të madhe se sa të ruash pushtetin dhe t’i shpëtosh gjykimit? Ndaj dhe i vetmi faj i Ledio Ruçit është se ka baba kundërshtarin e Sali Berishës. Është ky njeri që po përpiqet t’i nxijë jetën dhe biografinë, ashtu si dikur ja u bënte fëmijëve të tjerë. Është po ky njeri që me tensionin e vazhdueshëm që shkakton në vend, ja u ka neveritur jetesën këtu dy milionë shqiptarëve.
Siç është përlyerja e kundërshtarit, ashtu është edhe rifryrja borive të shpuara që rithërrasin për luftë kundër komunizmit, pjesë e strategjisë së tij për mbijetesë. Ka shpalosur flamurin e leckosur kundër ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit, po demonizon dhe etiketon kundërshtarët e tij, si mbrojtës e vazhdues të një historie të keqe. Njeriu që i bëri temena sistemit dhe ishte përfaqësues dogmatik sa ishte në këmbë, tani vonë ka hipur në tribunën e demaskuesit. Komunizmi ka pasur mëkatet e veta, por nuk është Berisha që mund të hedhë gurin e parë mbi të, pasi ka mjaft mëkate në biografi. Nuk mund të bëjë as kristianin e konvertuar që shan farisejtë, pasi e vetmja doktrinë që njeh për fatin e keq, është marksizmi i mësuar me zellin e kalit të karrocës. Nëse ka një gjë që duhet të mësojë, kjo nuk është loja demokratike pasi është i paaftë, por duhet të mësojë se çfarë është humanizmi, pasi fakti që merret me fëmijët e kundërshtarëve, dhe prish nervat e shqiptarëve, është tregues i mungesës së njerëzores në formimin e tij.
Në një nga përgjigjet që ju nis letrave drejtuar rubrikës së tij në “Corriere della sera”, Sergio Romano, ish diplomat, historian, columnist dhe përfaqësues tipik i borgjezisë së veriut italian, i shkruante në numrin e datës 1 shkurt, një lexueseje e cila e kritikonte për mungesë zelli antikomunist dhe keqkuptim të politikave të kryeministrit hungarez Victor Orban, se: “Të luftosh komunizmin sa është gjallë, është e drejtë. Të vazhdosh luftën pasi ka vdekur, shërben vetëm për të justifikuar politika represive antiliberale... Libraritë janë mbushur me libra që tregojnë të këqijat e tij, ndërsa ditët e kujtesës, në kundërshtim nga ç’besojnë njerëzit, nuk shërbejnë për të ndërtuar të ardhmen”.
Orban dhe Berisha, kanë të ngjashëm mungesën e skrupujve në përdorimin e antikomunizmit, për të kamufluar etjen e tyre për pushtet monokratik; armët e ndryshkura që përdorin për tu salduar në karriget e tyre. Njëri përpiqet të rievokojë Huniadin, ndërsa ky yni ti ngjajë Skënderbeut, duke qënë të dy karikatura të tyre. Nëse historia do tregohej dashamirëse, mund ti krahasonte me Don Kishoti dhe Sanço Pançon në distancë gjeografike, por nëse do tregohej realiste, e vërteta është se ngajnë më shumë me Rosinantin.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)