Vritet oficeri i burgut, dyshohet për hasmëri
TIRANE- Vritet me arme zjarri nje oficer i burgut 313 ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem ne kryeqytet, prane zones se “Unazes se Re”, ne rrethana ende te paqarta.
Sipas policise viktima eshte identifikuar si shtetasi Ymer Hajdari, qe gjeti vdekjen e menjehershme pasi u qellua me pistolete nga persona ende te paidentifikuar.
Ai është qëlluar me tre plumba pistolete në makinën e tij SEAT, AA 762 AD, në afërsi të banesës, ne kohen qe mendohet se po dilte prej saj.
Nuk ka ende detaje, ndonese pista kryesore ku po hetohet eshte ajo e nje vrasjeje kryer per hasmeri.