Orteku në Pukë, një familje rrezikoi rënien në humnerë
PUKë- Rikthehen në rrethin e Kukësit temperaturat e ulta, ngricat por edhe orteqet e dëborës që kanë bllokuar pasditen e së hënës rrugën nacionale për orë të tëra në Qafën e Malit. Pikërisht në Qafën e Malit duket se vetëm fati ka shpëtuar anëtarët e një familjeje nga Kukësi që po udhëtonin me një mjet tip benz, i cili doli nga rruga duke rrezikuar të përfundonte në humnerën 500 metra thellësi, si pasojë e akullit dhe ngricave në rrugë, ndërsa qindra pasagjerë por dhe 300 automjete janë bllokuar për më shumë se 3 orë në Qafën e Plepit në zonën e Pukës.
Megjithë ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese dhe policisë rruga nuk është zhbllokuar deri në mbrëmje, si shkak i orteqeve të dëborës që binin vazhdimisht mbi trasnë e rrugës.
Orteqet në këtë pikë kritike të rrugës kanë nisur të bien në 3 ditët e fundit sidomos pas djegies masive të pyjeve sipër rrugës. Nga shpati i malit kanë rënë dhjetra metër kub dëborë e fortë e cila është përforcuar edhe nga era e fortë dhe reshjet që kanë vazhduar gjatë të gjithë kohës.
(m.a/News24/BalkanWeb)