E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tërmet me magnitudë 4.6 ballë në Athinë


Greqia është prekur nga një tërmeti, por fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima dhe dëme materiale. Lëkundja me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mëngjesin e së martës në vendin fqinj, me epiqendër prej 95 km nga Athina. Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi gjeologjik i Shtetetve të Bashkuara. Lëkundjet e ndjera në mëngjes në veri të Evia-s, e që janë ndjerë edhe në rajone të tjera, sipas shërbimit sizmiologjik lokal, nuk kanë lidhje me tërmetin e regjistruar në Turqi. Sipas shërbimit gjeologjik amerikan, toka ka nisur të lëkundet rreth orës 03.55 sipas orës sonë. Ndërkaq një ditë më parë, një tjetër lëvizje sizmike përshkoi zonën e Patrasos me magnitudë 4.4 ballë e shkallës Rihter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›