Orteku vrau 10 persona në Dragash, mes tyre dhe fëmije
PRISHTINE-Trupat e Forcës së Sigurisë dhe njësitë e emergjencave civile posa kanë gjetur edhe tre trupat e fundit, që ishin ngujuar në gërmadhat e shtëpive të tyre në Reselicë pas rënies së ortekut.
Burime të Express thonë se asnjëri prej tyre nuk është i gjallë.
Dje, u gjenden 7 trupa të pajetë, ndërsa sot 3.
Vetëm një fëmijë i shpëtojë kësaj tragjedie të rëndë dhe ajo është jashtë rrezikut për jetë.
Vijojne kerkimet
Ora 07:00-FSK-së sot në mëngjes u është ribashkuar banorëve dhe Policisë së Kosovës në aksionin e kërkim-shpëtimit të tre personave të bllokuar nga orteku i borës në fshatin Restelicë.
Sipas njoftimeve më të reja nga terreni, në Restelicë njoftohet për shtatë persona të vdekur . Dyshohet për tre të zhdukur. Në kushte gjithnjë shumë të vështira, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të gjallëve dhe të të vdekurve eventualë.
Një masiv i borës, i lartë 10 metra dhe e i gjatë 500 metra, ka mbuluar afro 15 shtëpi të një lagjeje në fshatin Restelicë, dy prej tyre të banuara nga 11 anëtarë të familjes Reka.
Gjatë ditës është konfirmuar nxjerrja e një fëmije të gjallë dhe e shtatë personave pa shenja jete.
Për tre të zhdukur vazhdojnë kërkimet nga ekipet e FSK-së, KFOR-it, Policisë, por edhe të banorëve të fshatit.
Orteku gjigant i borës ka mbuluar të shtunën në mëngjes disa
Policia fillimisht ka raportuar për nxjerrjen e dy personave, një i gjinisë mashkullore dhe një i gjinisë femërore, të cilët, sipas saj, ishin pa shenja jete. Ndërkohë, pak më vonë është njoftuar se pa shenja jete është nxjerrë edhe personi i tretë, i moshës 17 vjeç. Banorët e fshatit kanë thënë nëpërmjet telefonit se viktima është djali i çiftit që është nxjerrë më herët nga rrënojat dhe i takonte njërës nga dy familjet Reka. Diku rreth ora 22:00 është bërë e ditur edhe nxjerrja e një vajze 7-vjeçare që ishte ende gjallë, ndërsa pak çaste më vonë për gjetjen e një gruaje dhe një vajze 4-vjeçare, të dyja pa shenja jete.
Në orën 22:30 është njoftuar nga ekipet e shpëtimit në Restelicë edhe për gjetjen e dy trupave tjerë të pajetë, duke e çuar kështu numrin e viktimave në shtatë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Jahjaga: Ngjarje me ortekun, e rëndë dhe e trishtueshme