Rama: Arka e shtetit bosh, qeveria asnjë ndihmë Veriut
TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar sot qeverinë se nuk përballon dot emergjencat në vend.
Pak minuta pasi në mesditë kryeministri Sali Berisha nga Kukësi shpalli gjendje emergjence për gjithë Qarkun e Kukësit për shkak të borës së rënë, kreu i PS reagoi duke u shprehur se arka e shtetit është bosh dhe nuk përballon asnjë situatë problematike. Sipas Ramës, në veri nuk ka shkuar asnjë ndihmë ndërsa shteti fsheh ‘ngricat’ ekonomike.
“Kjo qeveri s'ka asnje fuqi për të përballuar emergjenca, arka e shtetit eshte bosh kurse shteti është rrënuar në moral e në profesionalizem! Asnjë ndihmë s'ka shkuar në Veri prej dy javësh dhe ndihmat që mund të shkojnë nga sot do jenë thjesht mediatike, sepse shteti ka rënë! KM mund të gënjejë për ngricën që ka bllokuar ekonominë, po s'mund të fshehë dot dëborën që ka bllokuar Veriun e gjunjëzuar tërësisht shtetin”.
Kryeministri Sali Berisha shprehu sot nga Kukësi angazhimin total të qeverisë për situatën e vështirë të krijuar nga moti i keq, me reshje dëborë, në zonën veriore, verilindore dhe atë juglindore.
(d.b/BalkanWeb)