Orteqe në Afganistan, të paktën 40 të vdekur

Zyrtarët në Afganistan thonëse të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga orteqet në dy fshatra në rajonin malor të pjesës verilindore të këtij vendi.
Ata kanë thënë se helikopterët nga armata e Afganistanit janë dërguar për të ndihmuar në shpëtimin e personave që eventualisht janë të bllokuar.
Raportohet se në provincën malore Badakhshan këtë dimër ka rënë shumë borë dhe ka pasur orteqe. Kjo ka shkaktuar bllokime në shumë rrugë, duke bërë që disa fshatra të gjenden të izoluara.