E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi atomik, Eshton: Do të vazhdojmë bisedimet me Iranin

Pesë shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania,janë dakordësuar me propozimin e Teheranit, për vazhdimin e bisedimeve për programin atomik të Iranit.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton ka deklaruar sot se i është përgjigjur letrës së negociatorit atomik iranian, Said Xhalili, me propozimin për bisedime, dërguar në muajin shkurt.

Ndërkohë për kohën dhe vendin e bisedimeve ende nuk është arritur marrëveshja.

Deklarata e zonjës Eshton u bë pasi Irani sot ka njoftuar se do t`i lejojë inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), që të vizitojnë kompleksin ushtarak në Parçin, për të cilin Perëndimi beson se është pjesë e programit të dyshuar të armatimit atomik iranian.

Një ekipi të ANEB-it, që akutalishtkishte vizituar Iranin, nuk i ishte lejuar vizita në Parçin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›