E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Super e Marta”, votime në 10 shtete të SHBA-së

Në 10 shtete të Shteteve të Bashkuara ka filluar procesi i votimit për nominimin e kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale kundër Barak Obamës, në muajin nëntor të këtij viti. Dita e sotme, për shkak të votimeve në 10 shtete njihet edhe si “Super e Marte”.

Sipas raportimeve ish guvernantori i Masaçusetsit, Mit Romni, shpreson se do të forcojë pozitën udhëheqëse në garën republikane për nominim presidencial.

Por, në këtë garë gjenden edhe tre kandidatë të tjerë: ish senatori nga Pensilvania, Rik Santorum, ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Njut Gingriç, dhe kongresmeni nga Teksasi, Ron Pol.

Shteti i Ohajos, shihet si tejet i rëndësishëm, pasi asnjë republikan nuk është zgjedhur president pa fitore në këtë shtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›