E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne uzinen e armeve ne Polican, vdes punetorja

Shperthim ne uzinen e cmontimit te armeve ne Polican. Nje 50-vjecare, punetore e uzines, ka humbur jeten, ndersa nje tjeter punetor eshte plagosur.

Viktima Suzana Kapxhiu gjeti vdekjen e menjehershme, si pasoje e shperthimit te nje predhe me djegore te montuar.

Punetoret kishin ndezur nje zjarr ne ambientet e jashtme te uzines, i cili ka provokuar shperthimin e predhes. Ngjarja ndodhi rreth ores 09.30 te mengjesit te sotem.

Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per te zbuluar rrethanat e incidentit. Ky eshte incidenti i dyte i ketij lloji brenda disa muajsh. Marsin e kaluar si pasoje e nje shperthimi te fuqishem ne fabriken e cmontimit te armeve ne Gerdec, humben jeten 23 persona.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›