E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, arrestohet biznesmeni. Tjetërsoi pronat e shtetit

Një biznesmen ka përfunduar në pranga pasi akuzohet për tjetërsim të pronave shtetërore në ish-Kombinatin e Tekstileve në Berat. Policia thotë se dëmi i shkaktuar nga ky biznesmen ndaj shtetit arrin në vlerën 1.5 milionë dollarë. 

BERAT- Policia e Beratit arrestoi sot në mëngjes Agim Matukun i njohur si biznesmen pasi akuzohet për tjetërsim të pronave shtetërore në ish-Kombinatin e Tekstileve në qytetin e Beratit. Sipas të dhënave të para të policisë së këtij qyteti mësohet se biznesmeni Matuku nëpërmjet tjetërsimit të pronave i ka shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 1.5 milionë dollarë. Biznesmeni Agim Matuka ka marrë pjesë në privatizimin e pronave shtetërore në ish- Kombinatin e Tekstileve duke përvetësuar më shumë prona se c’i takonin sipas shumës së paguar.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›