Helikopterët me ndihma,nisen në zonat e izoluara nga dëbora

Helikopterë të mbushur me ushqime do të nisen sot në zonat verilindore që janë bllokuar nga dëbora. Shpërndarja do të vijojë që në mëngjes dhe ndërkohë janë bërë gati ndihmat e para nga reparti i helikoptereve në Farkë. Edhe pse reshjet e dëborës në këto zona kanë pushuar që një ditë më parë, shumë komuna kanë mbetur të izoluara dhe po vuajnë mungesën e ushqimeve dhe të medikamenteve. Ndërkaq edhe disa rrugë rurale janë të bllokuara, ndërsa sipas shtabit të emergjencave civile janë në funksionim të gjitha rrugët nacionale, por kalimi në to bëhet vetëm me anë të zinxhirëve.