Festohet 20- vjetori i Rilindjes Demokratike

Vota dhe fjala janë dy liritë themeltare, të garantuara në Shqipëri. Me këtë shprehje, kryeministri Berisha iu drejtua njerëzve të medias, në 20- vjetorin e “Rilindjes Demokratike”. Emrat e spikatur të të parës gazetë jo komuniste ne vend, mes tyre ish- kryeredaktorë, por dhe politikanë, u nderuan mes batuatave me medaljen e mirënjohjes, nga vetë Berisha në cilësinë e kreut të PD.
“Zoti Frrok Çupi është kryeredaktor i parë; me shumë mirënjohje nënkryetarin e Partisë Demokratike dhe kryetarin e grupit parlamentar të maxhorancës zotin Astrit Patozi” nderoi me medalje kreu i PD-së, Berisha.
Shpresj që kryeministri do t’i nderojë të gjithë ata që kanë qenë atë natë” tha gazetari Blendi Fevziu
Një medalje mirënjohje ishte rezervuar dhe për deputetin socialist, Ben Blushi, në mungesë të të cilit nuk mungoi batuta.
“Ben Blushi, njëri nga penat më të sprovuara të gazetarisë shqiptare, Blushi u përket asaj minorance njerëzish që duhet t’i duash vetëm kur s’duan t’i duash” tha Berisha.
Elona Gjylmi