Osama Bin Laden sheiku i terrorit
Osama bin Laden, ishte djali i elitës saudite që përmes një fushate të dhunshme radikale u rrek të krijojë një perandori muslimane të ngjashme më atë të shekullit të VII e që ripërkufizoi kërcënimin terrorist për shekullin ku jetojmë. Me sulmet kundër kullave binjake dhe Pentagonit më 11 shtator 2001, Bin Laden u kthye në simbolin e të keqes në imagjinatën amerikane, status i rezervuar për diktatorë të tillë si Hitleri apo Stalini.
Ishte armiku i ri kombëtar e fytyra e tij u printua në postera i shpallur në kërkim ndërsa paraqitej dhe në regjistrime si kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe qytetërimin perëndimor . Kur në shtator të 2011 presidenti George W. Bush u pyet nga një gazetar “a e do Bin Ladenin e vdekur” ai u përgjigj: “Po e dua gjallë ose vdekur”.
U desh gati një dekadë për përmbushjen e një sfide të tillë. Ndjekja e të shumëkërkuarit pati shumë kulme, një betejë disa ditore në dhjetor të 2001 në Afganistan në malet e Tora Bora, e të tjera bombardime në zonën në kufirin Afganistan- Pakistan nga ku Bin Ladën kishte mbijetuar duke u kthyer në një mit për botën islamike e siç e quajtui një herë një zyrtar i CIA-s në yllin e veriut të terrorizmit global për ushtrinë amerikane.
Edhe para 11 shtatorit në botën islamike prej kohësh Bin Laden konsiderohej hero për frymën e bashkimit të përcuar për grupe të ndara militante nga Egjipti në Çeçeni, nga Yemeni në Filipine, nën flamurin e organiztë së tij Al Kaeda baza dhe idealit të një vëllazërie radikale islamike që nuk njeh kufij.
Para Bin Ladenit, terrorizmi ishte shpesh i sponzorizuar nga shteti, por Bin Laden ishte një terroristi që spondorizoi shtetin . Për 5 vjet nga 1996 ne 2001, ai pagoi për mbrojtjen e talibanëve, atëherë sundimtarë të Afghanistanit duke blerë kohë dhe liri për të themeluar grupin e tij. një ndërmarrje shumëkombëshe për të eksportuar terrorin në mbarë botën. Ai shpalli luftën e shenjtë me teknika moderne, lëshoi fakte me faks e u deklaroi luftë amerikaneve me e- mail.
Anëtarët e tij, pjesë e një rrjeti simbolik kishin manuale për krijimin e bombave në cd e komunikonin me mesazhe të koduara në një masë të tillë sa zyrtarë amerikanë thanë se Bin Laden kishte një rrjet më të mirë komunikimi se sa SHBA-të . Ende dhe sot mbetet i panjohur deri ku shtrihet pushteti i tij. Asketi musliman, djali i miliarderit saudit që hoqi dorë nga privilegjet për hir të idealit, shfaqej gjithnjë në mënyrë të thjeshtë me një kallashnikov përbri, por luftëtarët e tij ishin të pajisur me armë kimike- biologjike e donin të shtinin në dorë dhe armë bërthamore.
Shfaqjet e tij ishin të pakta, të detajuara me kujdes, ndërsa ndërtonte një legjende duke u vetëmodeluar si profeti që luftonte të pafetë.
Në një ndër të rrallat intervista pati deklaruar: “Jam i bindur se muslimanët do të jenë në gjendje t’i japin fund legjendës të superfuqisë me emrin Amerikë”. Në vizionin e tij ai do të ishte Emiri princ që do të rikthente Khalifa-n, perandorinë politike që shtrihej nga Afganistani në mbarë globin. Që më 1998 si kishte deklaruar këto vende i përkasin islamin jo suyndimtarëve të tyre”.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e hënë , 02 maj 2011 )