E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libra te vertete profesionalet me tekste te posacme

Për herë të parë këtë vit shkollor, 2011-2012, nxënësit e shkollave  profesionale do të kenë tekste të reja. Që nga vitet ‘90, shkollat profesionale nuk kanë patur tekste të mirëfillta për profilin që ndiqnin nxënësit, ndërkohë që janë përdorur gjatë gjithë kësaj kohe metoda të vjetra për kohën. Kështu u shpreh për Albanian Screen, këshilltari i ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi.

“Gjatë kësaj periudhe në të gjitha shkollat e arsimit profesional është ndier mungesa e teksteve shkollore, dhe realisht pjesa dërrmuese e lëndë profesionale janë zhvilluar pa tekst shkollor.  Ne do të fillojmë të bëjmë tekste të arsimit profesional, sigurisht, jo të gjitha por ky do të jetë fillimi i vitit nismëtar për ndërtimin e këtyre teksteve”- thotë Kristiqi.

Tekstet e shkollave profesionale me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave do të shpypen nga shtëpia botuese e librit universitar, pasi tirazhi i tyre është i ulët, ndërsa përsa i përket çmimit të tyre, ato nuk do të ndryshojnë nga tekstet e tjera.

“Nqs do të arrijmë 10 tituj për këtë vit shkollor, ne do të jemi mirë. Pastaj kjo do të vazhdojë të zgjerohet. Çmimet do të jenë të arsyeshme në lidhje me nxënësit e arsimit profesional”- tha ai.

Ndërkohë, këtë vit tekste të reja do të kenë edhe nxënësit e klasave të 12-ta të shkollave të mesme të përgjithshme.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›