Oscar Luigi Scalfaro, Berisha: Shqiptarët humbën një mik të vërtetë
TIRANE-Kryeministri Berisha nëpërmjet një mesazhi drejtuar Kryeministrit italian Mario Monti, i ka shprehur ngushëllimet qeverisë italiane dhe familjes së ish-Presidentit dhe senatorit Oscar Luigi Scalfaro për ndarjen e tij nga jeta.
Kryeministri Berisha thekson se me ndarjen nga jeta të ish-presidentit dhe senatorit Oskar Luixhi Skalfaro, familja, kombi italian, humbën një burrë shteti të shquar, ndërsa shqiptaret humbën një mik të vertetë.
Në mesazhin e tij kryeministri Berisha shprehet: "Me vdekjen e ish presidentit dhe senatorit Oskar Luixhi Skalfaro, familja, kombi italian, Italia mike, humbën një burrë shteti të shquar që ju shërbeu me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, shqiptarët humbën një mik te vërtetë.
“Me këtë rast në emër të qeverisë shqiptare ju shpreh Ju zoti kryeminister qeverisë suaj, familjes Skalfaro dhe Senatit Italian ngushëllimet me të sinqerta dhe lutem së bashku me ju që shpirti i te ndjerit senator dhe ish presidentit Oskar Luixhi Skalfaro të gjejë paqen e merituar".
(d.b/BalkanWeb)